Presidenti sirian, Bashar al-Assad ka kërkuar nga bashkatdhetarët e tij të luten që shiu të bjerë në vendin e tyre, në të cilin thatësira po sundon për të tretin vit me radhë, kanë njoftuar mediat botërore.
Lutjet e veçanta myslimane për shi, të njohura me emrin salat al-istiska, do të recitohen të shtunën në të gjitha pjesët e Sirisë, në të cilën gjatë këtij viti ka rënë jashtëzakonisht pak shi.
Thatësira më së rëndi ka goditur bujqësinë dhe ka sjellë deri tek rënia e madhe e produkteve ushqimore.
Korrjet kanë sjellë më pak se dy milionë tonë në vitin 2008, derisa vite më herët ato kanë dhënë deri në pesë milionë tonë.