Pesëdhjetekatër njerëz janë paraqitur zyrtarisht se jetojnë në
banesën prej 50 metra në qytetin e vogël estonez Mikitamae, në kufirin
në mes këtij shteti baltik dhe Rusisë, ka konstatuar Zyra estoneze për
migrime."Bëhet fjalë për ish qytetarë rusë të cilët kanë
fituar nënshtetësi estoneze dhe jetojnë në shtet", ka deklaruar për
gazetarë Enel Pungas, zëdhënësi i kësaj zyre.
Ligji estonez lejon që nënshtetësia lokale tu ndahet banorëve të
territoreve të cilat i kanë takuar Estonisë para Luftës së Dytë
Botërore, e të cilët, apo prindërit e tyre, kanë qenë qytetarë estonezë
para se Bashkimi Sovjetik të okuponte shtetet baltike në qershor të
vitit 1940.
Numri i madh i banorëve zyrtarë nuk ka çuditur autoritetet lokale në
Mikitamae. Ata marrin subvencione nga qeveria për çdo banorë i cili
është i regjistruar tek ata.