Java (
lexo Xhàva) është një gjuhë programimi e
orientuar në objekte, e cila ka sintaksë të derivuar nga gjuhët programuese
C dhe
C++. Kjo gjuhë është krijuar nga
James Gosling dhe inxhinierë të tjerë të kompanisë
Sun Microsystems, Inc. Programet e shkruara në Java janë tipikisht të përpiluara (
ang. compiled) në një gjuhë ndërmjetëse të quajtur
bytecode, e cila ekzekutohet në
makinën virtuale të Java (
ang. Java Virtual Machine), ku kjo mundëson funksionalitetin
ndër-platformik të programit. Në
kohën e ekzekutimit, bytecodi (
bytecode-i) interpretohet ose kompilohet në gjuhën native për "vrapimin", megjithëse mund të bëhet edhe direkt nga
hardware-i nga një
përpunues Java.
Grupi filloi të punoi në vitin 1991, kur gjuha , fillimisht, quhej
Oak. Emri u shndërrua më mbas në Java për faj të
drejtës së autorit, sepse ekzistonte një gjuhë e quajtur Oak që nga 1991-shi.