Acidi folik dhe rëndesia e tijAcidi folik i njohur si Vitamin B9 ne SHBA dhe Gjermani e ne bote si
Vitamin B11 apo edhe si Pteroylgltamat eshte zbuluar ne vitin 1941.
Vitamin B11 eshte nje Vitamin e treteshme ne uje dhe e ndieshme kunder
drites e nxehtesise, dhe i takon grupit te Komplexit-B te Vitamineve.
Sipas studimeve mjekësore që u bënë në
ShBA gjatë vitit
2004,
acidi folik mund të ndikoj pozitivisht mbi parandalimin e tensionit të
latë si dhe gjate lindjeve me defekte. Rëndesia e tij është e
shumëfishtë. Shkaku qëndron tek aftësitë e mëdha të këtij acidi të
parandalojë hipertensionin arterial i cili manifestohet me shtypje te
larte te gjakut si dhe me çrregullime të mëdha në sistemin
kardiovaskular. Është konstatuar se sasia e tij e mjaftueshme në ditë
është rreth 400 µg (mikrogram) në ditë. Përdorimi racional i ketij
acidi ndihmon në stabilizimin e tensionit të gjakut, poashtu tek femrat
ndihmon gjatë lindjeve që kanë çrregullime në zhvillimin e fetusit.
Ku gjendet acidi folik?Acidi folik gjendet me sasi të mjaftueshme në mëlçi të zeza, perime
të gjelbërta, pemë, spinat,brokoli,patate,tomate,mishe, peshk si dhe në
bukën e zezë.
Si mund te parandalohet hipertensioni arterial?Mungesa e acidit folik, vitamines B12 ose vitamines B6 mundet ta
rrise nivelin e homocisteines, një aminoacid i cili është prezent në
gjak. Rritja e nivelit të homocisteines ndikon negativ në arteriet
koronare sepse në një periudh të gjatë kohore vështirëson qarkullimin e
gjakut dhe në disa raste mund të kalojë edhe në
infarkt në zemër.
Mjekimi përmes acidit folik është adekuat dhe jo shumë i shtrenjtë por
zhgjat shumë. Prandaj krahas acidit folik përdoren edhe terapi tjera.
Vetitë biokimike të acidit folikËshtë acid karboksilik i cili fitohet prej tretësirës ujore të
vitaminës B dhe ka 6 stereoizomere natyrale. Merr pjese gjatë formimit
të acideve nukleike ADN dhe ARN si edhe gjatë ndërtimit të mureve të
qelizave.