Albania
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Albania

...:::Forum...:::
 
ForumportalLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Acidi nukleik

Shko poshtë 
AutoriMesazh
w1ll1am$
S.MODERATOR
S.MODERATOR
w1ll1am$


Male Numri i postimeve : 908
Age : 35
Qyteti : kaqanik
Registration date : 14/01/2009

Acidi nukleik Empty
MesazhTitulli: Acidi nukleik   Acidi nukleik Icon_minitimeThu Feb 12, 2009 2:53 pm

Acidet nukleike janë komponime organike shumë të rëndësishme për botën
e gjallë. Ato janë bartëse dhe përcjellëse të informatave trashëguese,
prej të parëve në pasardhës. Kromozonet dhe gjenet, si bartës të vetive
trashëguese, janë të ndërtuara prej nukleoproteinave. Ekzistojnë dy
lloje të acideve nukleike : acidi desoksiribonukleik dhe acidi ribonukleik.
Këto dy lloje të acideve nukleike gjenden në të gjitha qelizat bimore
dhe shtazore, e edhe në baktere. Te viruset gjenden njëri lloj i acidit
nukleik- ADN-ja dhe ARN-ja.
Acidet nukleike për herë të parë i zbuloi zviceriani Miescher në vitin 1870,
kur kimikisht kishte analizuar bërthamën e leukociteve (rruazave të
bardha të gjakut), të cilat i kishte marrë nga fusha e plagës së të
sëmurit në të cilin punonte. Meqë zbuloi në bërthamë, i quajti nuklein
(nga lat. nukleus - bërthamë). Me hulumtimet e mëvonshme është vërtetuar se këto materie gjenden edhe në citoplazmë. Sot dihet se acidet nukleike janë të përhapura në të gjitha qelizat e qenieve të gjalla, prej viruseve deri te njeriu.
Acidet nukleike dallohen ndërmjet vete për pesha molekulare,
ndërtimi, lokalizimi i tyre dhe për nga funksioni i tyre biologjik.
Sipas ndërtimit të molekulës, acidet nukleaike janë vargje
polinukeotidike, të cilat janë të ndërtuara prej nukleotideve purine
ose pirimidine. Me lidhjen e nukleotideve krijohet vargu
polinukleotidik. Secili nukleotid është i ndërtuar prej njëbaze purine
ose prirmidine, një pentoze (ribozës ose deoksiribozës) dhe acidit
fosforik.
Bazat purine janë: adenina dhe guanina. Bazat pirimidine janë: citozina, uralici dhe timina. Prej monosakarideve në strukturën e acideve nukleike marrin pjesë pentozat: riboza dhe deoksiriboza. Uracili dhe riboza gjenden vetëm në ARN, kurse timina dhe deoksiriboza gjenden vetëm në ADN.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Acidi nukleik
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Acidi folik

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Albania :: Te rejat e fundit :: Shendetsi-
Kërce tek: