Albania
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Albania

...:::Forum...:::
 
ForumportalLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Kimia

Shko poshtë 
AutoriMesazh
T3chn1calWolf
Admin
Admin
T3chn1calWolf


Male Numri i postimeve : 822
Age : 42
Qyteti : ne Form :P
Registration date : 07/01/2009

Kimia Empty
MesazhTitulli: Kimia   Kimia Icon_minitimeMon Feb 02, 2009 4:50 pm

Kimia eshte shkenca ose me sakte ajo e dege e shkencave natyrore qe merret me studimin e ndertimit dhe vetive te materies dhe transformimeve te saj. eshte studimi i vetive dhe struktures se atomeve (duke perfshire dhe izotopet e tyre te qendrueshem apo radioaktive), te perberjeve dhe molekulave, te perzierjeve dhe te tretesirave, si elemente baze te natyres dhe se si ato kombinohen per te formuar stadet e ndryshme te materies qe na formojne ne dhe edo gje qe na rrethon. Njohja e struktures elektronike te atomeve eshte baza e kimise konvencionale, ndersa njohja e struktures se berthames eshte baza e kimise berthamore. Prishja dhe formimi i lidhjeve mes atomeve dhe molekulave jane pergjegjes per transformimin e materies.

Disiplina te kimise
* Kimia organike
* Kimia inorganike
* Kimia fizike
* Kimia analitike
* Biokimia
* Kimia farmaceutike
* Kimia industriale
* Kimia ushqimore

Disiplina te tjera
Ekzisitojne shume specializime dhe disiplina te kimise, per shembull: kimia makromolekulare, kimia kombinatorike, astrokimia, inxhinieria kimike, kimia kompjuterike, elektrokimia, gjeokimia, inxhinieria e materialeve, shkenca e materialeve, biologjia molekulare, citokimia, histokimia, kimia klinike, kimia berthamore, metalorganika, stereokimia, kimia e mjedisit, kimia e gjelber, radiokimia, fotokimia, kimia radiofarmaceutike, aerotermokimia etj.

Konceptet baze

Atomet dhe molekulat
Materia eshte e perbere nga grimca shume te vogla te quajtura atome: ne natyre ekzistojne me qindra dhe edonjeri prej tyre ka strukture dhe veti te ndryshme. Kur atomet kombinohen me njeri tjetrin formojne molekulat.
* Struktura e atomit
* Tabela periodike
* Numri atomik, masa atomike, numri i mases
* Metalet, Jometalet, Gjysmemetalet, Gazet e dobet
* Molekula dhe struktura molekulare
* Jonet, anionet dhe kationet
* Formula kimike, Izomeria, Kiraliteti
* IUPAC, Emertimi kimik

Lidhjet kimike dhe forcat terheqese ndermolekulare
Atomet mund te lidhen me njeri tjetrin dhe forca qe i mban te bashkuar quhet lidhje kimike. Ekzistojne edhe forca ndermolekulare jo aq te forta sa lidhja kimike, te cilat terheqin atomet e molekulat mes tyre.
* Lidhja kimike
* Lidhja jonike
* Lidhja kovalente
* Lidhja hidrogjenore
* Forcat e Van der Valsit

Perberjet kimike
Kur atomet lidhen mes tyre ne sasi te percaktuara perfitohen perberjet kimike(per shembull uji,H2O) Agregatet e shume perberjeve quhen perzierje (per shembull eokollata.
* Perberja kimike
* Perberja molekulare
* Perberja organike
* Perberja jonike
* Acidet
* Bazat
* Oksidet
* Kriperat

Gjendjet agregate
Perberjet kimike mund te shfaqen ne shume faza. Me te njohurat jane ato te ngurte, e lenget dhe ajo e gazte: ne temperature te ulet molekulat terhiqen fort dhe nuk levizin, por "dridhen" dhe shfaqen ne gjendje te ngurte; me rritjen e temperatures fitojne energji dhe "rreshqasin" mes tyre, duke kaluar ne gjendje te lenget; duke e rritur edhe me shume temperaturen fitojne aq shume energji sa perhapen ne te gjitha drejtimet duke formuar nje gas.
* Gjendjet e materies
* Gazet
* Lengjet
* Te ngurtat
* Tretesirat

Ligjet e kimise dhe fizikes
Te gjitha reaksionet kimike dhe transformimet fizike ndodhin sipas ligjeve kimiko-fizike.
* Ligji i ruajtjes se mases
* Ligji i veprimit te mases
* Ligji i gazeve ideale
* Ligji i Hesit
* Ligji i Gei-Lysakut
* Ligji i Van der Valsit
* Ligji i Daltonit
* Ligji i Henrit
* Parimi Le Chatelier
* Ekuilibri kimik

Mekanika kuantike
Kimia fizike eshte nje disiplin e ngjashme me fiziken. Mekanika kuantike eshte sektori i fizikes qe i ka dhene me shume shtyse zhvillimit te kimise, duke shpjeguar strukturen dhe kakarakteristikat e atomeve e duke krijuar bazat per trajtimin matematik te lidhjes kimike
* Elektroni
* Protoni
* Neutroni
* Orbitali
* Parimi i perjashtimit i Paulit
* Konfigurimi elektronik
* Mekanika kuantike
* Berthama e atomit

burimi:wikipedia.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://albaniansharks.albanianforum.net
 
Kimia
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kimia

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Albania :: Shkencat Natyrore dhe Matematika :: Fizikë dhe Kimi-
Kërce tek: