T3chn1calWolf Admin
Numri i postimeve : 822 Age : 42 Qyteti : ne Form :P Registration date : 07/01/2009
| Titulli: Dy gola të Torresit fundosin Chelsean Mon Feb 02, 2009 3:03 pm | |
| Sulmuesi spanjoll Fernando Torres ka shënuar dy gola të vonshëm, për t’i mundësuar Liverpoolit të mposhtë në Anfield, Chelsean e mbetur me 10-lojtarë në fushë, dhe për të ngushtuar diferencën në krahasim me liderin e tabelës, Manchester United.Që të dyja ekipet ishin në kuotën e 48 pikëve para ndeshjes, pesë pikë prapa Manchester United, dhe me numër të njëjtë ndeshjesh, dhe presioni ishte i njëjtë në të dyja anët, që kërkonin fitore për të ruajtur hapin me kryesuesin. Chelsea pësoi një goditje pas 1 ore lojë në Anfield, kur mesfushori Frank Lampard u përjashtua nga loja me karton të kuq, për shkak të një ndërhyrje të ashpër në Xabi Alonson. Momenti i përjashtimit të Frank Lampard me karton të kuq. Foto: ReutersPas 88 minutash lojë pa gola, Torres çoi në këmbë të gjithë publikun e të kuqve, kur shënoi një gol të bukur me kokë, pas harkimit nga Fabio Aurelio (89’), duke sjellë edhe avantazhin e parë për Liverpoolin. Goli, i cili ishte i pari i Torres këtë sezon në Anfield, u pasua shpejt edhe nga një gol tjetër i spanjollit, që shënoi në çastet e fundit të ndeshjes. Kësaj here për golin e dytë asistoi zëvendësuesi Yossi Benayoun (90’). Me këtë fitore, Liverpooli mbledh 51 pikë në vendin e dytë dhe i afrohet në vetëm dy pikë Manchesterit (53), që tash ka një ndeshje më pak të zhvilluar. Chelsea në pozitën e tretë mbetet pesë pikë prapa liderit, dhe po ashtu me një ndeshje më shumë. Festa e lojtarëve të Liverpoolit pas golit të parë të shënuar. | |
|