Kujdestarët e kopshtit zoologjik raportohet të kanë trajnuar një luan të detit të shkruajë në gjuhën kineze.
Personeli në kopshtin zoologjik Ningbo në Kinë, kanë kaluar tre muaj duke e mësuar luanin e detit, të emëruar Peter, raporton gazeta “People's Daily”.
Ai tani mund të shkruaj karakteret kineze që paraqesin fjalën “demi”, si dhe mund të nënshkruaj atë me vulën e “luanit të detit”.
Pasi që e shkruan, gjashtëvjeçari Peter e mban dhe e vulos në letër në formë të nënshkrimit.
Kopshti zoologjik thotë se Peter do të demonstrojë aftësitë e tij të shkruarit për turistët gjatë Festivalit Pranveror i cili organizohet nga ky kopsht.