Britney Spears planifikon të tregojë gjithçka për jetën e saj ‘të mbushur’ me ngjarje. Këngëtarja është afër të nënshkruajë një kontratë prej 14 milionë dollarësh për të shkruar një autobiografi.
27-vjeçarja ka nisur rrugën drejt famës në shoun televiziv “The New Mickey Mouse Club” në vitin 1992, para se të fillonte karrierën e saj solo duke u bërë njëra nga këngëtaret më të famshme në planet.
Sipas “Daily Mirror”, Princesha e muzikës pop është afër një kontrate për ta detalizuar ngritjen e saj si yll, si edhe të zbulojë problemet e fundit në një libër memoaresh, i cili do ta ketë vlerën 14 milionë dollarë.