Anjushka emër real në jetën e Pirro Çakos
Emri me të cilin Pirro Çako e ka emërtuar këngën pjesëmarrëse në festivalin "Kënga Magjike", "Anjushka", nuk është një emër artistik, por është vajza me të cilën këngëtari ka krijuar romancë.
Anja është një vajzë 27-vjeçare me të cilën Çako është në lidhje qe gati një vit, njofton suplementi “Panorama Plus”.
Ajo ka pranuar që kënga t’i kushtohet asaj që në një mënyrë ta bëjë ‘të ligjshme’ lidhjen e saj me kantautorin e famshëm.
Autori i këngës paraprakisht kishte deklaruar se ky është vetëm një emër artistik dhe se kënga u është përkushtuar vajzave të bukura 17-vjeçare, por që në fakt ky ishte thjesht një truk. Thuhet që njohja e tyre është bërë në një nga lokalet e natës, ku Pirro ishte frekuentues i rregullt.