Humb jetën një nga politikanët më me eksperiencë të Hamasit. Said Siam, ministër i brendshëm i qeverisë që prej vitit 2006, kohë kjo kur Hamasi fitoi mazhorancën në zgjedhjet parlamentare, është vrarë nga një sulm ajror izraelit, sëbashku me një nga djemtë dhe vëllanë e tij. Lajmi është bërë i ditur nga një stacion televiziv i Hamasit, Al Kuds, në Beirut. Ushtria izraelite nuk ka mohuar kryerjen e sulmit