Albania
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Albania

...:::Forum...:::
 
ForumportalLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 fraport jep 4,4 miliardë euro për ndërtimin e aeroportit Frankfurtit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
T3chn1calWolf
Admin
Admin
T3chn1calWolf


Male Numri i postimeve : 822
Age : 42
Qyteti : ne Form :P
Registration date : 07/01/2009

fraport jep 4,4 miliardë euro për ndërtimin e aeroportit Frankfurtit Empty
MesazhTitulli: fraport jep 4,4 miliardë euro për ndërtimin e aeroportit Frankfurtit   fraport jep 4,4 miliardë euro për ndërtimin e aeroportit Frankfurtit Icon_minitimeSat Jan 24, 2009 8:34 pm

Sipërmarrje të ndryshme ndërkombëtare kanë investuar përreth aeroporteve gjermane rreth 400 miliardë euro duke siguruar më tepër se 2 milionë vende pune.

Për vite të tëra banorët që jetojnë në zonat përreth aeroportit të Frankfurtit luftuan kundër zgjerimit të tij dhe shtimit të një piste të re, por ekonomia doli fituese.

Aeroporti i Frankfurtit mezi po e përballon vëllimin e punës dhe për këtë sipërmarrja Fraport, e cila manaxhon këtë aeroport, do të investojë 4,4 miliardë euro për zgjerimin e tij dhe kjo megjithë krizën ekonomike.

Wilhelm Bender, shefi i kryesisë së Fraportit thekson: "Ajo që po përjetojmë për momentin, pra dobësimi i ekonomisë nuk duhet të na pengojë aspak që të investojmë tani, sidomës në qoftë se duam që në Gjermani të rikthehet sa më shpejt rritja ekonomike."

Sipas një studimi të Lidhjes federale të Aeroporteve aeroportet duket se shërbejnë si katalizatorë për zhvillimin ekonomik. "87 përqind e sipërmarrjeve të anketuara në Gjermani u shprehën se për to përveç kualifikimit të fuqisë punonjëse dhe lidhjes së mirë me rrjetin rrugor, vendimtare është infrastruktura aeroportuale."

Më tepër se gjysma e firmave të anketuara për studimin theksuan madje se nuk do të vendosur në këtë apo atë zonë në rast se aty nuk do të kishte lidhje me ndonjë aeroport.

Pistat e aeroporteve si motorr për vende pune: sipas sipermarrjeve manaxhuese të aeroporteve një vend pune në aeroport tërhet thuasje gjithmonë dy vende pune jashtë aeroportit./
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://albaniansharks.albanianforum.net
 
fraport jep 4,4 miliardë euro për ndërtimin e aeroportit Frankfurtit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Lehtësi për ndërtimin e HEC-ve. BKT marrëveshje me KFV
» Bonot, dalin në shitje 19 miliardë lekë
» Ora kërkon kthimin e gati 1 miliardë eurove në Kosovë
» Deutsche Bank raporton humbje tremujore prej 4,8 miliardë $
» KEK inkason 135 milion euro

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Albania :: Te rejat e fundit :: Ekonomi-
Kërce tek: