William Montgomery, ish-ambasador amerikan në Kroaci dhe Serbi konsideron se me gjithë praninë e shumë personaliteteve nga administrata e Clintonit në administratën e Obamas, vazhdimësia e politikës së jashtme të Bushit ndaj Ballkanit perëndimor në esencë nuk do të ndryshojë.
"Mendoj se nuk do të ketë ndryshime esenciale. Në establishmentin e Shteteve të Bashkuara, që krahas presidentit përfshin edhe State Departamentin, Kongresin dhe përfaqësuesit e demokratëve dhe republikanëve, ekziston koncenzus kur bëhet fjalë për qëndrimin ndaj Ballkanit. Rrjedhimisht nuk mendoj se do të ketë ndryshime", ka thënë Mongomery për Radion Evropa e Lirë.
Sipas tij, ndoshta do të ketë ndryshime në formë, por jo në esencë. “Për shembull mund të ndodhë të emërohet ndonjë emisar special për zgjidhjen e çështjeve të mëdha në Kosovë dhe Bosnjë", tha ai.
I pyetur se çfarë qëndrimi do të kenë Hillary Clinton dhe Joseph Biden ndaj Ballkanit, Montgomery është shprehur: "Kisha për të thënë se Joseph Biden sipas të gjitha gjasave do të ketë qëndrim më të ashpër ndaj Serbisë"