Mediat angleze dhe ato gjermane përcjellin lajmin se mesfushori i Weder Bremenit, Diego, ёshtё caku i ri i Manchester Cityt.
Pas njё përpjekje tё pasuksesshme pёr tё angazhuar mesfushorin e Milanit, Kaka, ekipi i Manchester Cityt ёshtё kthyer kah caqe tё tjera transferimi, dhe ai i radhës ёshtё njё brazilian tjetër, ai i Werder Bremenit, Diego.
Braziliani ёshtё njё ikonё e Werderit dhe tashmё ёshtё lidhur me njё kalim nё disa klube tё tjera, si Juventus, Inter dhe Real Madrid.
Spekulohet se City do tё përpiqet ta shfrytëzojë përforcimin e verёs, Robinhon, si negociator gjatё transferimit tё Diegos.
Tё ty lojtarёt njihen shumё mirё qё nga koha e kaluar nё Santos dhe nё kombëtaren e Brazilit dhe janë miq shumё tё mirё.
City tashëm ka nё radhёt e veta Vincent Kompany, ndërsa ёshtё nё rrugё pёr marrё edhe njё lojar tё Hamburgut, Nigel De Jong.
Diego mund tё jetё lojtari i tretё i kampionatit gjerman i cili do tё mund tё kalojё nё Manchester City.