Paris Hilton planifikon të mos gjejë të dashur pas ndarjes nga rokeri i grupit "Good Charlotte", Benji Madden, me qëllim që 'ta gjejë vetveten'.
Ylli i filmit “Simple Life” dhe kitaristi Madden u ndanë në nëntor të vitit që shkoi, megjithatë ata kanë mbetur shokë të mirë me njëri-tjetrin. Ndërsa trashëgimtarja e hoteleve preferon të qëndrojë vetë për një kohë të gjatë, para se të fillojë një lidhje të re.
“Nuk jam e gatshme të filloj një lidhje tjetër. Mendoj se do të jetë mirë për mua të qëndroj vetëm dhe ta gjej vetveten. Një ditë do ta gjej dikë, mirëpo tash për tash nuk dua të jem me askënd”, ka thënë pasanikja.