Paris Hilton ka qeshur me spekulimet se ajo vuan nga çrregullime me të ushqyerit, duke thënë se ajo është në formën më të mirë të jetës.
Sipas spekulimeve të mediave britanike, Hilton ishte dobësuar pas udhëtimin të saj në Londër, për të xhiruar versionin britanik të shout “My BFF”, dhe se kjo i ka shkaktuar probleme shëndetësore bukuroshes.
“Jam më e shëndetshme se kurrë më parë. Kam ngrënë ushqime të shëndetshme që kur jam këtu (në Londër). As pije të gazuara dhe as ushqime të shpejta, siç bëj zakonisht në Los Angeles”, ka thënë Hilton.