Jaap de Hoop Scheffer, sekretar i përgjithshëm i NATO-s, ka deklaruar në Bruksel se NATO është e gatshme të shqyrtojë çështjen e heqjes së zonës së sigurisë përreth territorit të Kosovës, nëse ky do të jetë një propozim i Serbisë, njoftojmë mediat serbe.
“Sa i përket zonës ajrore të sigurisë rreth Kosovës, jam i gatshëm të shqyrtoj propozimin eventual nga ana e Serbisë”, ka deklaruar Scheffer. Ai po ashtu ka shtuar se marrëdhëniet midis KFOR-it dhe EULEX-it janë të rregulluara mirë dhe se secili ka detyrat dhe përgjegjësitë e veta.
”KFOR gëzon besimin e të gjithë qytetarëve të Kosovës, të shumicës dhe të pakicës, ndërsa po ashtu konsiderojmë se marrëdhëniet midis Serbisë dhe KFOR-it janë të mira”, tha ai.
Por Scheffer megjithatë tërhoqi vërejtjen se situata në Kosovë vazhdon të jetë e ndjeshme dhe e ndërlikuar, duke thënë se është e nevojshme që rrethanat e atjeshme të tejkalohen hap pas hapi