Ish-menaxheri muzikor i Britney Spears thotë se kёngёtarja ende nuk ёshtё e gatshme t’i rikthehet muzikës.
Jonny Wright thotë se ylli i hitit “Toxic”, e cila pësoi një rënie të popullaritetit gjatë vitit të kaluar, është “nxitur” për t’u rikthyer vetëm për qëllime fitimprurëse.
“Një rikthim nuk është ajo që do të dëshiroja për Brinetyn. Ajo që dua është që ajo të qetësohet dhe të gjejë lumturinë. Të gjitha raportet e saj esenciale janë copëtuar. Ajo është ndarë dy herë, ajo nuk ka kujdes ndaj fëmijëve, ajo po nxitet në një makinë për krijimin e parave”, ka thënë Wright.
“Dua që ajo të jetë e lumtur në zemër, pastaj t’i kthehet biznesit sepse dëshiron ajo, jo sepse njerëzit janë të bundur se ajo duhet ta bëjë këtë, ose sepse kjo do të ishte një terapi e mirë për të”, ka shtuar ish-menaxheri.