Agjensia amerikane hapësinore NASA përfshihet në debatin për ambientin e ngrohjen globale. Shkencëtarët e saj do të hartojnë një hartë të ndotjes së tokës me anë të një sateliti që do të gjurmojë zonat ku dioksidi i karbonit clirohet dhe ku thithet më tepër nga planeti ynë. Observatori i karbonit orbital i NASA-s kërkon të zbulojë fakte për të vërtetuar se dioksidi i karbonit i cliruar nga aktivitetet njerëzore po ndryshon klimën e tokës.