Eliza Dushku e ka rekrutuar vëllanë e saj për të luajtur rolin e Robert Mapplethorpe, në një film të ri producente e te cilit është vetë aktorja, për faktin se vëllai i saj ngjan shumë me fotografin e ndjerë.
Aktorja me prejardhje shqiptare ka fituar të drejtën që të jetë bashkëproducente e filmit për Mapplethorpe, i cili gjatë karrierës shpesh kishte krijuar kontroversitet për shkak të artit të tij homo-erotik.
Për rolin e karakterit kryesor, Dushku nuk është dashur të kërkojë larg, pasi që vëllai i saj i madh, Nate, është njeriu i duhur për rolin.
“Nate fizikisht ka një ngjashmëri të çuditshme me Robert. Këtë javë e kemi përfunduar marrëveshjen për të filluar xhirimet për Mapplethorpe, ndërsa shumë shpejt do të nisim realizimin e filmit”, ka thënë Dushku.