Janë paraqitur detajet e telefonit të ri të mençur nga kompania HTC të emëruar Iolite, i cili me pamje në shumë gjëra na përkujton në të popullarizuarin iPhone.
Na duhet të pranojmë se nuk jemi tepër të gëzuar me paraqitjen e telefonave të mençur (smartphone) të bazuar në platformën e Windows, së paku jo derisa të mos paraqitet një version i ri i cili do të zëvendësojë të tanishmin Windows Mobile 6.1.
Arsyeja është e thjeshtë: të gjitha platformat tjera me shumë gjëra, e posaçërisht me mënyrën e instalimit të aplikacioneve, janë dukshëm më të avancuara. Prandaj nuk do të emocionohemi tepër as rreth pajisjes së re të kompanisë HTC edhe pse sipas specifikave duket të jetë bukur solide.
HTC Iolite do të ketë, për aq sa dihet deri më tani, 512 MB RAM dhe 288 MB RAM memorie, kamerë me rezolucion prej 3.2 megapikselash, lidhjet WiFi, EDGE, UMTS e HSDPA, si dhe GPS e Bluetooth. Detajet tjera, si dhe data e daljes në treg, tani për tani nuk janë të njohura.