Transferi i kredisë
Ky shërbim ju mundëson të gjithë konsumatorëve me parapagim që të transferojnë një shumë të caktuar së kredisë së tyre tek konsumatorët tjerë me karakteristika prepaid.
Instrukcionet për të transferuar kredine prej kontos së juaj me parapagim në një konto tjetër me parapagim:
Shtypni si në vijim: *121*44xxxxxx*shuma e kredisë*pinkodi# dhe konfirmojeni duke shtypur butonin për thirrje.
Do te merrni një porosi konfimimi për të autorizur këtë transfer. Nese informata është në rregull atëherë, konfirmojeni. Do të merrni prapë një porosi për transfer të kredisë me sukses.
VËREJTJE: Kjo porosi notifikimi nuk do të ruhet në mobilin e juaj. Porosia poashtu do t`i dërgohet edhe pranuesit të kredise si njoftim për këtv transfer dhe shumën.
Demonstrim i transferit:
Për të transferuar kredinë me vlerë prej 5€ nga numri 044111xxx në numrin 044xxxxxx duhet të shtypni si në vijim:
*121*44xxxxxx*5*00000# dhe ta konfirmoni duke shtypur butonin për thirrje, ku:
*121* është - Kodi per qasjen e këtij shërbimi
*44xxxxxx* është - Numri i destinimit për transfer
*Pinkodi# është - Pin numri personal i cili mund të modifikohet (Shif MODIFIKIMI I PIN-it)
MODIFIKIMI I PIN NUMRIT (PINCODE):
Instrukcionet për ta modifikuar PIN numrin:
1. Shtypeni *102*pinkodin*pinkodin e ri*pinkodin e ri#
Demonstrim i modifikimit të pin numrit:
Shtypeni *102*00000*12345*12345# dhe ta konfirmoni duke shtypur butonin per thirrje, ku:
*102* është - Kodi për qasjen e këtij shërbimi
*00000* është – pin kodi i vjetër
*12345* është – Kodi i ri i selektuar