Mesfushori i Milanit, braziliani Ronaldinjo është dënuar me tri ndeshje moslojë në Kupën e Italisë, për shkak se kishte goditur me bërryl futbollistin rival në ndeshjen kundër Lacios, të cilën romakët pas vazhdimeve e patën fituar me rezultat 2:1. Zyrtarët e futbollit italian këtë vendim e kanë marrë pas më tepër se një muaji.