Edhe pse Ferrari, përkundër krizës financiare, ka paralajmëruar këtë viti si më të mirin deri më tani, burimet e afërta me prodhuesin pohojnë se megjithatë nuk është në pozitën më të lakmueshme.
Një burim anonim ka konfirmuar për portalin Inside Line se në Ferrari “nuk janë gjërat edhe si më së miri” dhe se “është ndaluar prodhimi i modelit 612 Scaglietti, derisa shitja e modelit më të popullarizuar F430 ka rënë dukshëm me paraqitjen e modelit California”.
Në Ferrari thonë se kanë kërkesa shumëvjeçare për 599 GTB Fiorano, mirëpo burimi ka pohuar se prodhuesi italian i ekzotikes italiane ka shtyrë paraqitjen e modeleve të reja derisa situata në treg të mos jetë stabilizuar.
Mediat pohojnë se Ferrari se mund të largojë nga puna 300 punëtorë qysh në tremujorin e dytë të vitit të ardhshëm, për të zvogëluar shpenzimet dhe të mbijetuar krizën