Kriza financiare duket se nuk ka ndikuar në potencialin fitimprurës të këngëtares Mariah Carey.
Ylli i muzikës, e cila vitin që lamë prapa u martua me reperin Nick Cannon në një ceremoni sekrete, raportohet se ka fituar plot 1 milionë dollarë pasi ka kënduar në një festë private të Vitit të Ri.
Sipas gazetës britanike The Sun, në këtë ndejë, të organizuar nga djali i liderit libian, Colonel Gaddafi, po ashtu kanë kënduar edhe Timbaland dhe Jay-Z.