Nuk jam shtatzënë dhe as e martuar, bashkëjetoj normalisht. “Zero Zero” albumi i ri, u promovua në “Sheshin 21″
Është rikthyer përsëri uragani me emrin Genta Ismajli, një nga këngëtaret më ritmike dhe dienamike të skenës shqiptare. Plot dëshirë për të realizuar diçka të re, ajo vjen me albumin e saj më të fundit, të titulluar “Zero Zero”. Album, i cili do të përmbajë dhe këngë si në gjuhën shqipe ashtu edhe në atë angleze, veç tregut shqiptar do të synojë pashmangshmërisht dhe atë amerikan; është promovuar ditën e enjte në “Sheshin 21″ në Prishtinë, në një mbrëmje magjike.
Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, këngëtarja Genta Ismajli vjen me më të rejat e saj nga jeta profesionale, me të gjithë të vërtetën për fjalët e ndarjes së saj nga Miloti dhe lidhjes me Bleron, të vërtetën për shtatzëninë e përfolur, si edhe për një martesë të mundshme.
Gjithashtu, këngëtarja bukuroshe tregon dhe atë anë të saj që jo të gjithë e njohin, për dëshirat dhe temperamentin e vet, si dhe për planet për periudhën e verës dhe për pushimet e programuara në muajin e ardhshëm.
Këto ditë keni bërë promovimin e albumit tuaj të ri në Kosovë, mund të na thoni diçka?
Po është e vërtetë. Ditën e enjte në “Sheshin 21″, në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, bëra promovimin e albumit tim më të fundit dhe mendoj se kam sjellë një gjë të re për fansat e mi, duke shpresuar që do e pëlqejnë. Albumi titullohet “Zero Zero”.
Albumi përmban këngë në gjuhën angleze dhe atë shqipe, a do të synojni me të dhe tregun amerikan?
Po është e vërtetë. Ai do të ketë këngë si në gjuhën angleze, ashtu edhe në shqip. SigSigurisht që hyrja në tregun amerikan do të ishte një sukses i vërtetë për mua, gjithsesi, ëndrra ime ishte ta provoja dhe më në fund do e realizoj.
A do të shoqërohet me ndonjë sigël, me klip?
Po, patjetër që do të shoqërohet me një të tillë, por për momentin nuk kam vendosur ende se me cilën këngë.
A do të promovohet ai edhe në Tiranë?
Po, patjetër, por ende nuk e kam vendosur se kur dhe ku do e organizoj festën time të vogël për “Zero Zero”.
Vera për ju do të jetë e mbushur me koncerte dhe punë, apo me pushime?
Me pak punë, sidomos me angazhimet për albumin e ri.Kam planifikuar që muajin tjetër do të jem me pushime.
Po plane për pushime a keni, dhe ku do t’i kaloni?
Për momentin ende nuk e kam vendosur se ku.
Preferoni plazhin apo malin?
Plazhin, është më bukur.
Në thashethemet në media thuhet se jeni ndarë nga Miloti, të cilin e kanë cilësuar si (ish-burrin tuaj) dhe jeni lidhur me Bleron, si i cilësoni këto fjalë?
Jo, nuk jemi ndarë, janë vetëm thashetheme në media, që përhapen sa lart-poshtë.Unë dhe Miloti jemi shumë mirë bashkë e siç e dinë shumë njerëz, ne jetojmë në një shtëpi prej disa vitesh. Vazhdojmë të merremi me jetën tonë dhe angazhimet tona, sepse Miloti është gjithnjë krah meje.Ndërkaq, mes meje dhe Bleros nuk ka asgjë, ai ka një të dashur dhe është vetëm një koleg i imi.
A jeni vërtet e martuar?
Ende jo, vetëm jetoj së bashku me Milotin.
Po djali me flokët e gjatë biond, me të cilin keni dalë në fotot, kush është?
Ha ha ha. Nuk është asgjë, ai është një familjar i imi.
Ka fjalë që ju cilësojnë shtatzënë, si përgjigjeni?
Jo, nuk është aspak e vërtetë.
Çfarë mendoni për thashethemet, sa juprekin ato?
Që nuk janë të vërteta, janë vetëm fjalë koti.
Kush është personi më i rëndësishëm në jetën tuaj?
Miloti.
A besoni në Zot?
Po, besoj shumë.
A nervozoheni shpejt dhe si reagoni kur jeni nervoze?
Më ndodh të nervozohem shumë shpesh dhe reagoj vërtet shumë keq. Hehe..
Karakterizoheni si një këngëtare shumë dinamike, çfarë tipi jeni në jetën e përditshme?
Në jetën e përditshme jam tip serioz, i ndërthurur me natyrë sportive.
Thuhet se mes këngëtarësh nuk ka miq të vërtetë, ju si mendoni?
Unë nuk jam e mendimit që nuk ka miq të vërtetë, për mua dhe mes këngëtarëve mund të ketë miq.
Cilët janë këngëtarët që keni më shumë shoqëri?
Mund të përmend miken time, Adelina Ismajli…..
Nëse nuk do të ishit bërë këngëtare, cila do të ishte zgjedhja juaj?
Nëse nuk do të isha bërë këngëtare, me siguri do të kisha zgjedhur psikologjinë, si një nga profilet e shkencave shoqërore që e kam goxha për zemër./Gazetashqiptare/.