Kompozitorja e njohur e muzikës pop në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila ka prejardhje shqiptare, Kara DioGuardi, ka konfirmuar bashkëpunimin e saj me hit-këngëtaren kosovare, Genta Ismaili, duke e lëvduar atë si një yll që e ka pasion muzikën, njofton numri i ri i revistës "VIP Press".
Kara, përveçse është nominuar disa herë për ta fituar çmimin Grammy, ajo këtë vit është ftuar nga Televizioni Fox që të marrë pjesë në jurinë e spektaklit më të shikuar në Amerikë, “American Idol”, që është një shtytje e madhe për karrierën e saj.
Artistja ka punuar me shumë këngëtarë të njohur të muzikës botërore, ndërkohë që veçon bashkëpunimin e saj me këngëtaren-joshëse nga Kosova, Genta Ismaili.
“Kam punuar me këngëtaren Genta Ismaili, me të cilën kam bërë dy këngë dhe vazhdoj ta ndjek karrierën e saj. Ishte një përvojë e mirë. Ajo kishte një zë shumë të mirë dhe nuk kishte dhe probleme me theksin. Ajo e do shumë muzikën dhe e ka shumë pasion atë. Nuk është vështirë të shikosh se ajo e dashuron këngën”, ka thënë kompozitorja.