Incidentet e shpeshta në pjesën veriore të Mitrovicës nuk kanë ndonjë parapavijë politike por janë të lidhura me cështje biznesi. Kështu është shprehur shefi i EULEX-it, Yves de Kermabon një ditë pasi një granatë dore është hedhur në shtëpinë e një shqiptari në Lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës. “Policia po heton, por mund të them se këto incidente janë më shumë të lidhura me një lloj biznesi apo kontrabande në të cilin siç e dini shumë njerëz në veriun e Kosovës janë të përfshirë dhe në të cilën duhet thënë se ekziston një aktivitet shumëetnik pra në kontrabandë” tha Kermabon.