Albania
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Albania

...:::Forum...:::
 
ForumportalLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Mbulou oj moter para se te ringjalesh

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vizitor
Vizitor




Mbulou oj moter para se te ringjalesh Empty
MesazhTitulli: Mbulou oj moter para se te ringjalesh   Mbulou oj moter para se te ringjalesh Icon_minitimeFri Jan 16, 2009 12:21 am

Mbulohu, oj moter, para se te ringjallesh!
Allahu e obligoi per adhurim njeriun dhe ia plotesoi te gjitha kriteret e mundshme qe mundesojne realizimin e adhurimit ndaj Krijuesit te tokes dhe te qiellit.


Falenderimi i takon Allahut, kurse paqja dhe meshira e tij qofte mbi Muhammedin [alejhis-selam], mbi familjen e tij te dashur, shoket e tij te sinqerte dhe mbi edo njerin i cili e pason traditen e tij deri ne Diten e Kiametit. Deshmojme se i Vetmi i cili meriton adhurim eshte Allahu Nje dhe i pa shok, gjithashtu deshmojme se Muhammedi [alejhis-selam] eshte robi dhe i derguari i tij i fundit. Ate e falenderojme dhe prej tij ndihme dhe falje kerkojme. Ju pershendesim me pershendetjen e ngrohte islame: "Esselamun alejkum ve rahmetullahi ve berekatuhu".
Te nderuar vellezer dhe motra mysliman/e, dijeni se obligim i roberve te Allahut eshte qe te adhurojne Krijuesin e kesaj Gjithesie dhe te mos i shoqerojne rivalitet ne adhurim, kurse Allahu eshte Ai qe me meshiren e tij i fut ne Xhennet adhuruesit e tij te cilet nuk i shoqerojne rivalitet ne adhurim dhe dijeni se Allahu nuk i ben askujt padrejtesi dhe robin e tij te devotshem e shperblen per veper te mire nga 10 deri ne 700 fish sevape, kurse mekatarin per mekat e ndeshkon vetem sa peshon ajo veper dhe asgje me shume. Ai eshte i meshirshem dhe fales pa dyshim. Ne jemi te obliguar te realizojme amanetin [misionin] per te cilin jemi krijuar. Qe jeten dhe vdekjen te ia kushtojme Allahut te lartesuar me plote perkushtim te perkryer ne besimin e sinqerte ndaj fejes se lartmadherise se tij.
Allahu e obligoi per adhurim njeriun dhe ia plotesoi te gjitha kriteret e mundshme qe mundesojne realizimin e adhurimit ndaj Krijuesit te tokes dhe te qiellit. Ne nuk duhet te jemi te luhatshem ne besim dhe te dyshojme ne ligjet e Zotit fuqiplote. Allahu eshte me ata qe mbajne drejtesi dhe qe jane durimtare.

Mbulohu oj moter ngase mbulesa eshte krenari dhe privilegj per ty!

Allahu e krijoi me mjeshterine e tij kete Dynja me te gjitha te mirat per hir te njerezimit qe ata permes kesaj Dynjaje ta perfitojne begatine dhe meshiren e perhershme ne Ahiret. Allahu e krijoi njeriun si krijesen me te persosur dhe nuk e la te humbur ngase Allahu nuk eshte i padrejte.

I dergoi pejgamber te ndryshem [paqja e Zotit qofte mbi ta] dhe gjithashtu edhe libra ju shpalli nga meshira e tij dhe me urtesi sot i ushqen krijesat e tij.
A nuk meriton falenderim ajo madheri e plote meshirshmee

Dhe si baze dhe sistem [kushtetute] jetesore zbriti Kur'anin dhe caktoi te jete libri i tij famemadh qe permban ajete te bekuara ne 124 suret e tij te ndritshme dhe me ane te fjaleve te tij te persosura dhe te dobishme i udhezoi dhe urdheroi njerezimin ne ate qe eshte me e dobishme ngase Allahu e di ate qe ju nuk e dini.

Dhe e vetmja fe e pranuar tek madheria e Allahut eshte Islami. Nje religjion paresor dhe pa dyshim tejet i nevojshem per nje njeri qe posedon logjike te shendosh.
Islami posedon parimet [normat] e tij te perpikta dhe te patjetersueshme dhe permes ligjit te tij Kur'anit po i therret njerezit ne nje religjion te paster qe te dergon ne Xhennetet e larta.

Allahu nuk e obligoi njeriun qe te ju permbahet parimeve te Kur'anit per shkak se ka nevoje per te, por Allahu e obligoi njeriun qe te ju nenshtrohet dispozitave fetare per shkak se njeriu ka nevoje tejet te madhe qe te ju permbahet librit te tij fisnik me qellim qe ato vepra te perputhen me fjalen e Zotit dhe te jene shkak qe te shpetoj.

Por keto parime fetare kush nga ne sot i respekton dhe kush nga ne sot distancohet nga haramet, e nder to qe sot shoqerine tone per fat te keq e ka kapluar nje mekat i madh i cili eshte zbulimi i auretit [trupit qe duhet mbuluar], ose te themi ndryshe per motrat tona te mjera qe nje pjese e tyre nuk posedojne Hixhab [mbulese].

Ndoshta dikush thote se mbulesa eshte ekstremitet apo e kote duke menduar se me amoralitet realizohet nje ardhmeri e hairit. Por realisht eshte e kunderta ngase nese ju permbahen ligjit te Zotit fuqiplote dhe ju distancohen mekateve e me konkretisht amoralitetit [zbulimit te trupit para te huajve] pa dyshim se ardhmeria e tyre do te jete e dobishme.
Ata qe mendojne se femra nuk e meriton ta mbaje mbulesen kudo qofte dhe me konkretisht ne institucionet politike dhe mediale, atehere le ta dine se e kane gabim, ngase nese deshirojne shoqeri te shendosh atehere morali duhet te prije dhe dominoje ne ate strukture shoqerore dhe njekohesisht dihet se nje shoqeri e shendosh nuk mund te krijohet pa moral, kurse morali tek femrat gjendet ne Hixhab [mbulese] dhe njekohesisht dihet se femra eshte berthama e shoqerise.
Realisht mbulesa eshte nder, moral dhe privilegj ngase Allahu e persosi trupin e femres dhe i dhuroi vlere te madhe dhe e obligoi qe ate pasuri te shtrenjte ta ruaj vetem per burrin e saj. Ky eshte Islami qe e nderoi femren me hixhab, ndersa ti oj moter qe ende nuk posedon mbulese, nxito ta vendosesh per hir te Zotit para se ta trokitsh deren e varrit dhe para se te ringjallesh.
Ashtu si mbulesa dhe obligimet tjera pa dyshim se ato duhet te dominojne ne veprimtarine tone dhe per me konkretisht ne e kemi fjalen e Krijuesit te tokes dhe te qiellit ku na e sqaron obligimin e mbuleses per femrat myslimane.

Madheria e Allahut ne Kur'anin e tij te bekuar thote: "O ti Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua, grave te besimtareve qe te vendosin shamite [mbulesen] e tyre mbi trupin e tyre, ngase kjo eshte me afer qe ato te njihen [se nuk jane rrugaee] dhe te mos ofendohen. Allahu i fal gabimet e kaluara, Ai eshte meshirues." [Kaptina El-Ahzabe/59]

Pra Allahu thote ne Kur'anin e tij te bekuar se mbulesa per femren eshte nder dhe moral i vertete me qellim qe ajo femer qe posedon hixhab te dalloje nga laviret, qe per fat te keq sot i sheh femrat ne rruge duke bredhur poshte e larte dhe duke e pasuar epshin dhe duke e hidheruar Krijuesin e tyre, gjithashtu Allahu e cek se mbulesa eshte shkak qe femra te mos ofendohet dhe deklaron ajo madheri se eshte e meshirshme dhe se i fal pa dyshim mekatet e kaluara.
Nder nderimet me te medha qe Allahu e nderoi femren eshte hixhabi dhe per kete e kemi fjalen e gruas se te derguarit te Allahut [paqja e Zotit qofte mbi te], ku thote: "El-hamdu-lil-lah - Falenderimi i takon Allahut i cili na nderoi neve femrave me hixhab [mbulese] dhe meshkujt me mjekra".
Pra ky nder eshte per ata qe posedojne logjike te shendoshe dhe qe meditojne me shume dhe pa dyshim se begatite e Xhennetit nuk do ti shijoje ajo femer e cila gjene me te shtrenjte te qenies se saj e zbulon para te huajve.


Krijuesi i universit ne librin e tij plote fakte thote: "Thuaju besimtareve te ndalin shikimet [prej haramit], te ruajne pjeset e turpshme te trupit te tyre ngase kjo eshte me paster per ta. Allahu eshte i njohur hollesisht per ate qe bejne ata.
Thuaju edhe besimtareve te ndalin shikimet e tyre, te ruajne pjeset e turpshme te trupit te tyre, te mos zbulojne stolite e tyre pervee atyre qe jane te dukshme, le te vendosin shamite mbi kraharorin e tyre dhe te mos ua tregojne bukurite e tyre askujt pervee burrave te tyre, baballareve te tyre ose baballareve te burrave te tyre djemve te tyre ose djemve te burrave te tyre, vellezerve te tyre ose djemve te vellezerve te tyre, apo djemve te motrave te tyre, ose grave te tyre [qe u permenden] dhe robereshave, te cilat i kane ne pronesine e tyre, ose sherbetoreve nga meshkujt te cilet nuk ndjejne nevoje per femra ose femijet qe nuk kane arritur pjekurine per gra. Le te mos kercasin me kembet e tyre per te zbuluar fshehtesine nga stolite e tyre. Pendohuni te gjithe tek Allahu, o besimtare, ne menyre qe te gjeni shpetim." [Kaptina En-Nure/30-31]

Pra madheria e Allahut i urdheroi meshkujt qe te kene kujdes ne shikim, te ruajne pjeset e turpshme ngase eshte me e dobishme per ta dhe gjithashtu i urdheroi edhe femrat per te njejten gje dhe gjithashtu i keshilloi edhe per stoli qe te kene kujdes qe te mos i zbulojne pervee atyre qe jane te dukshme dhe i urdheroi qe te mbulohen dhe qe bukurine e tyre ta ruajne konkretisht vetem per burrat e tyre, gjithashtu Allahu e ceku me lart se kujt i lejohet qe femra te i dal pa mbulese dhe na keshilloi qe te pendohemi me qellim qe te shpetojme. Prandaj mos hezito, vrapo qe ti zbatosh urdhrat e Krijuesit tuaj ngase pa dyshim se ke per te vdekur dhe per tu ringjallur dhe per te dhene llogari ne Diten e Gjykimit.
Po nese thua se nuk mbulohem per shkak se gjate veres nuk mundem ta mbaj mbulesen per shkak te nxehtesise se madhe, atehere dije se nxehtesia e zjarrit te Xhehnemmit eshte me e madhe sa qe ajo nxehtesi e zjarrit eshte sa 1/70 e temperatures se zjarrit qe e shkrin hekurin ne Dynja.
Gjithashtu Imam Dhehebiu [Zoti qofte i kenaqur me te] ka thene se prej veprave qe mallkohet gruaja eshte lakuriqesimi [zbulimi i trupit para te huajve] dhe shfaqja e arit dhe margaritarit nen ferexhe dhe gjithashtu te parfumosurit e gruas tek meshkujt e huaj ngase keto i urren Allahu. Me konkretisht per parfumosjen e kemi fjalen e Muhammedit [alejhis-selam] ku thote: "Nese prane jush kalon nje femer dhe ju ia degjoni eren e parfumit, atehere ajo femer eshte lavire".
Moter a nuk te mjaftojne keto fakte dhe fjale te persosura se ti ke nevoje te mbulohesh dhe ta ruash nderin para shoqerise dhe para Krijuesit tend, a nuk logjikon faree

Nje dite prej ditesh ne kohen e Muhammedit [alejhis-selam] eshte nxene hena me diellin dhe Muhammedit [alejhis-selam] iu ekspozua Xhenneti dhe Xhehnnemi dhe pa se ne zjarr kishte me shume gra se burra dhe tha se nder shkaktaret qe zjarri do te kete me shume gra eshte lakuriqesimi ose ndryshe te themi mos posedimi i hixhabit, prandaj nxito oj moter ta vendosesh mbulesen para se te vij meleku i vdekjes dhe para se te lind dielli nga perendimi.
Muhammedi [alejhis-selam] na premtoi Xhennetin e Allahut nese ne ibadetin nuk e ndajme nga praktika jone dhe me konkretisht per femren thote: "Ajo grua e cila i fal pese kohet e namazit, e agjeron muajin e Ramazanit, e ruan nderin dhe moralin si dhe e respekton burrin e saj, atehere asaj ne Diten e Gjykimit do ti thuhet qe te hyj ne Xhennet prej ciles dere qe deshiron".
Menyra me e mire oj moter per ta ruajtur moralin eshte qe te ruash bukurine tende vetem per burrin dhe gjithhere te posedosh mbulesen, gjithashtu mbulesa te ruan edhe nga amoraliteti [prostitucioni] dhe nga veprat e tjera te ndyta qe e shkaterrojne shoqerine e nje shteti.
Por realisht nuk eshte vetem mos posedimi i mbuleses nje virus i shoqerise dhe dukuri negative qe rezulton me pasoja fatale, por nder viruset me te medha te mendjelehteve eshte edhe prostitucioni, pirja e alkoolit, pirja e duhanit, muzika, ahengjet e ndryshme ku mekatohet Allahu dhe ku kenaqet shejtani i mallkuar, mandej intimiteti mes gjinive te njejta, mandej humbja e moralit dhe shitja e nderit per interes te caktuar.
edo shoqeri e cila ne kushtetute nuk e posedon moralin islam atehere ajo shoqeri eshte e degjeneruar dhe e devijuar deri ne piken e fundit dhe gjithsesi turpi duhet te dominoje tek ajo shoqeri. Per me konkretisht rreth turpit e kemi fjalen e bekuar te Muhammedit [alejhis-selam] ku thote: "Kur nuk ke turp, atehere vepro eka te duash". Pra turpi njeriun e menaxhon dhe e dirigjon ne mbaresi, kurse e kunderta na del qe mos posedimi i turpit na kategorizon me nje gjendje qe mund te veprojme eka te duam ngase te gjitha veprat pa turp jane te devijuara dhe rezultojne si nxitese ne amoralitet, qe realisht semundja me e rende e njeriut ne aspektin e edukates dhe moralit eshte paturpesia.
Mos vraponi pas epsheve dhe defrimeve te kesaj Dynjaje, te mos ju mashtroj kjo jete e shkurter, kjo jete eshte sprove, keni frike Allahun sa te keni mundesi dhe shpresoni ne meshiren e madhe te tij dhe gjithashtu pendohuni para se te ju vije meleku i vdekjes dhe para se te lind dielli nga perendimi. E lusim Allahun [subhanehu ve teala] te i udhezoje te devijuarit [te humburit] dhe me meshiren dhe deshiren e tij te na mundesoje te pendohemi dhe te kerkojme falje nga Ai, ngase Allahu ne Kur'an thote: "Allahu pranon fort pendimin dhe meshiron shume". [Kaptina En-Nisa/16]
Falenderojme Allahun e madheruar, kurse paqja dhe meshira e tij qofte mbi mbare myslimanet e botes te cilet me sinqeritet ju pergjigjen thirrjes se ndershme te tij.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Mbulou oj moter para se te ringjalesh
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Lexoni para se te reklamoni !
» Lexo para se te postosh !
» Fabregas: Suksesi nuk blihet me para
» Euro në Shqipëri, jo para hyrjes në BE
» Konsumimi i alkoolit dhe lindja para kohe

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Albania :: Rinia Shqipetare-
Kërce tek: