Albania
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Albania

...:::Forum...:::
 
ForumportalLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 15:25/01.12.08 SIMETRIA E ARBITRARITETIT NDËRKOMBËTAR NË DEM TE KOMBIT SHQIPTAR ( Nga Mona Agrigoroaiei

Shko poshtë 
AutoriMesazh
festa

festa


Male Numri i postimeve : 9
Age : 29
Qyteti : kaqaniku
Registration date : 16/01/2009

15:25/01.12.08 SIMETRIA E ARBITRARITETIT NDËRKOMBËTAR NË DEM TE KOMBIT SHQIPTAR ( Nga Mona Agrigoroaiei Empty
MesazhTitulli: 15:25/01.12.08 SIMETRIA E ARBITRARITETIT NDËRKOMBËTAR NË DEM TE KOMBIT SHQIPTAR ( Nga Mona Agrigoroaiei   15:25/01.12.08 SIMETRIA E ARBITRARITETIT NDËRKOMBËTAR NË DEM TE KOMBIT SHQIPTAR ( Nga Mona Agrigoroaiei Icon_minitimeFri Jan 16, 2009 4:43 pm

Duket se në trajtimin e Kosovës të shpallur si shtet të pavarur më 17 shkurt 2008, bashkësia ndërkombëtare dhe në veçanti BE-ja dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Mun kanë gërmuar në gropat e arbitraritetit ku u fundosën Fuqitë e Mëdha gjatë dhe pas Konferencës së Ambasadorëve në Londrës (1913) për cënimin e pavarësisë së shtetit shqiptar. Përbuzja e të drejtave kombëtare të shqiptarëve është vesi më i keq i fuqive të mëdha, që kanë rregulluar dhe vazhdojnë të rregullojnë situatën në Ballkan nëpërmjet misioneve arbitrare të tipit: Komiteti Ndërkombëtar i Kontrollit (KNK) dhe UNMIK-EULEX duke përbuzur kështu të drejtat e kombit shqiptar për vetëvendosje, për një shtet kombëtar sovran dhe unik.

Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit u formua në bazë të vendimeve të "konceptit europian" për krijimin e një shteti të përgjysmuar shqiptar, duke pasur në krye këtë mekanizëm ndërkombëtar i cilit i ishte ngarkuar detyra e organizimit të shtetit shqiptar. "KNK krijohej pikërisht për ta filluar sërish organizimin e shtetit të ri shqiptar". "Në konceptin e Fuqive të Mëdha, Komisioni do të punonte në kushtet e një vakuumi të plotë institucional që ekzistonte në Shqipëri pas shkëputjes nga Turqia, vakuum të cilin nuk e mbushin as Qeveria e Vlorës dhe as "autoritetet" e tjera në vend. Ky koncept rridhte nga vetë premisat e politikës së Fuqive të Mëdha në çështjen shqiptare: pavarësia e Shqipërisë dhe organizimi i natyrshëm i një populli për çlirim nga zgjedha e huaj dhe as si një zbatim i ri i parimit të kombësisë (rasti i fundit që kishte mbetur pa u zgjidhur në Ballkan). Pavarësia shqiptare dhe organizimi shtetëror i saj do të vendoseshin në nivelin e "konceptit europian". KNK ishte organizimi i krijuar posaçërisht për këtë qëllim." ( A.Puto - Historia diplomatike e çështjes shqiptare, f.186-187 ).

Në mënyrë të përsëritshme, në fund të shekullit XX, bashkësia ndërkombëtare ka vendosur një organizëm të ngjashëm, i cili nuk ka njohur luftën çlirimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për t'u shkëputur nga robëria sllave (e diktuar nga fuqitë të mëdha më 1913), për t'u ribashkuar me shtetin-amë, Shqipërinë. Automatikisht, ajo nuk ka njohur organizmat institucionale të vendosura më parë nga vet populli shqiptar, dhe ka ndërtuar nga e para "institucione" në varësi të plotë të vendimmarrjes ndërkombëtare. Duhet theksuar se, nëse në rastin e Shqipërisë së viteve 1912-1913 ekzistonte një qeveri e përkohshme e formuar nga Kuvendi Mbarëkombëtar i Vlorës, kjo dështoi që të ndodhte 75 vite më vonë, për shkak të mungesës së kohezionit kombëtar si pasojë e faktorit "demokratik" të "institucioneve" të "Republikës" fantazmë të Ibrahim Rugovës dhe Bujar Bukoshit.

Nuk ishte i mundur organizimi i një Kuvendi Mbarëkombëtar të tipit të Vlorës edhe në kohën e luftës çlirimtare në Kosovë, që të marrin vendime thelbsore për fatin e shqiptarëve, mbi të gjitha për mosdorëzim përpara faktorit ndërkombëtar në konferencën e Rambujesë. Kështu që, ndërkombëtarët e patën më lehtë të nënshtronin faktorin politik-ushtarak shqiptar se sa në rastin e Qeverisë së Përkohshme të Vlorës, duke vënë në urdhërat e saj vetëm disa figura të udhëheqjes politike të UÇK-së.

Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit kishte hyrë në Shqipëri për të ushtruar misionin e saj në kushtet e ekzistencës së më shumë "pushtete lokale", ndër të cilave rezistencë ushtronte vetëm Qeverinë e Ismail Qemalit. "Kundrejt saj u adoptua vija e një kontrolli të rreptë dhe e ndërhyrjes së hapur në punët e saj të brendshme, [..] Kjo e dëshmon fare qartë trajtimin e çështjeve të tilla si krijimi i administratës civile të Shkodrës, organizimi i xhandarmerisë me pjesëmarrjen e oficerëve hollandezë, zbrazja e krahinave të jugut nga ana e trupave greke dhe rikthimi i tyre brenda kufijve të Shqipërisë " ( A.Puto, vepra e cituar, f.190-191 ), tolerimi i ngritjes të sa më shumë autoriteteve lokale, presionet për rihapjen e shkollave greke, të mbyllura prej QP-së, paralizimi i veprimeve që Qeveria e Vlorës "po ndërmerrte për të shqyrtuar, sipas tapive, kufijtë të çiftligjeve të mëdha private për t'u rikthyer shtetit dhe fshatarëve tokat që u ishin grabitur, duke e detyruar Qeverinë që të ndryshonte përbërjen e Komisionit të ngritur për këtë qëllim, duke ia nënshtruar pëlqimit të KNK" ( Historia e shtetit dhe së drejtës në Shqipëri, vëll.2, f.76 ).

Kështu që, qeveria e Vlorës u dëtyrua të jepte dorëheqje. Në krye të shtetit erdhi princi Vid, gjatë së cilit u pa sa i dëmshëm oreksi i KNK për pushtet të pakufizuar për kombin shqiptar, në momentin kur u cungua efiktivisht sovraniteti i Shqipërisë "në marrëdhëniet me Greqinë dhe me bandat e vorioepirotëve të organizuara prej saj." ( Historia e shtetit, f.81 ), sepse KNK organizoi "bisedime" me "qeverinë" e udhëhequr nga agjenti i Athinës, Zografos duke nënshkruar "protokollin e Korfuzit". Ky protokoll "legalizoi konceptin e rremë të popullsisë epirotë., të cilën e veçonte nga pjesa tjetër e popullsisë shqiptare. Aty gjejmë edhe krijimin e një administrate të veçantë që do të formohej duke marrë si kriter pjesëmarrjen proporcionale të elementëve të të dyja besimeve fetare edhe ngritjen e një xhandarmëria vendase" ( A.Puto, vepra e cituar, f.213 ).

Në këtë mënyrë "përkdhelese" ndaj armiqve të kombit shqiptar po vepron edhe KNK e diteve të sotme të Kosovës - UNMIK-EULEX-i, duke cënuar sovranitetin e këtij shteti, me krijimin efektiv të një pushteti paralel serb në veri dhe juglindje të saj. UNMIK ka toleruar gjatë "protektoratit" të tij krijimin e komunave serbe, ka inkurajuar thellimin e veçimit etnik midis shqiptarëve dhe serbëve dhe "decentralizimin" e tyre prej pushtetit të Prishtinës. Përballë shpalljes së pavarësisë së Kosovës, serbët kanë vepruar njësoj si Zografosi, duke krijuar institucione paralele, me të cilat UNMIK-EULEX-i zhvilloi bisedime dhe arriti në një marrëveshje.

Kështu që, edhe miratimi i 6 pikave të Ban Ki Munit nga ana e Këshillit të Sigurimit në bazë të diplomacisë së fshehtë dhelparake midis poleve të kundërta që më parë nuk mundën të miratonin pakon Ahtisari, është vazhdimësi e traditës së shkeljes së vullnetit shqiptar. Ndër përfundimet të shumta që mund të arrihen pas këtij vendimi antishqiptar të KS të OKB-së është se vetëm ndërgjëgjësimi mbarëkombëtar, fuqizimi i faktorit të brendshëm, organizimi i një Kuvendi Mbarëshqiptar, dhe jo mbivlerësimi i faktorit të jashtëm, mund të çojnë në përmbushjen e zgjidhjes së plotë të çështjes kombëtare shqiptare, që është dhe do të mbetet Ribashkimi i kombit shqiptar në një shtet të vetëm kombëtar, sipas parimit të vetëvendosjes, duke rrëzuar përfundimisht parimin feudal të imponimeve dhe arbitraritetit ndërkombëtar, duke vendosur përfundimisht paqen dhe stabilitetin në Ballkanin "fuçi baruti", i trazuar prej helmit pështjellues "multietnik" të kufive artificiale dhe koloniale.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
15:25/01.12.08 SIMETRIA E ARBITRARITETIT NDËRKOMBËTAR NË DEM TE KOMBIT SHQIPTAR ( Nga Mona Agrigoroaiei
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Filmi Shqiptar - Koha e kometes.wWw.TaniNet.Com.avi
» Sipërmarrës shqiptar dhe maqedon takim të përbashkët biznes to biznes

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Albania :: Te rejat e fundit :: Info & Lajmërime-
Kërce tek: