Kompania Net Applications ka publikuar të dhënat paraprake mbi
pjesëmarrjet e sistemeve operative të cilët i përdorin njerëzit në
mbarë botën. Të dhënat e publikuara kanë treguar për një rritje të
përdoruesve të kompjuterëve Mac.
Sipas të dhënave të Net Applications, gjatë muajit dhjetor të vitit që
sapo e lamë pas vendin e parë sipas llojit të sistemit operativ ende e
mbajnë Windows-at me 88.68 për qind të pjesëmarrjes, pasojnë pronarët e
kompjuterëve Mac me 9.63 për qind, derisa në vendin e tretë janë
vendosur përdoruesit e kompjuterëve me ndonjë nga distribucionet e
Linux, dhe atë me pjesëmarrje prej 0.85 për qind.
Lista është interesante edhe për faktin që dëshmon rritje të
përdoruesve të cilët vizitojnë faqet e internetit nëpërmes celularit
iPhone, derisa gjendet në vendin e katër me 0.44 për qind të
pjesëmarrjes.
Të dhënat e publikuara kanë të bëjnë me muajin dhjetor, derisa të
dhënat përfundimtare vjetore mbi pjesëmarrjet e sistemeve operative të
kësaj shtëpie analitike i presim të shfaqen pas pak kohe.