Modelja braziliane Gisele Bundchen është fejuar me yllin e futbollit amerikan, Tom Brady.
Mësohet se Tom i ka propozuar bukuroshes martesë të premten në Los Angeles, megjithëse agjenti i Gisele nuk e konfirmuar një gjë të tillë duke thënë se nuk komenton për jetën private të klientes së tij.
“Ai i ka propozuar dhe ajo ka pranuar. Ata janë duke diskutuar nëse do të bëjnë një martesë të madhe ose një ceremoni më të vogël në Costa Rica, ku është shtëpia e Gisele”, ka thënë një burim.