Ylli i muzikës pop, Leona Lewis, raportohet se ёshtё duke u përgatitur tё lëshojё linjё tё saj tё parfumeve.
Krijuesja e hitit “Bleeding Love”, e cila sё fundi nёnshkroi njё marrëveshje pёr tё publikuar autobiografinë e saj, do tё bashkohet me markёn gjermane tё produkteve tё bukurisё, LR, pёr tё lëshuar aromën qё do tё mbajё emrin e saj.
“Leona ka pasur shumё oferta pёr tё krijuar parfumin e saj, por ajo dëshironte tё ishte e sigurt se do tё punonte me njё kompani etike. Ajo ka njё dorё tё madhe qё do t’i ndihmojё nё krijimin e aromës dhe nё dizajnin e shishes dhe tash ajo nuk mund tё presё ta sheh atё nё shitore”, ka thёnё njё burrim pёr The Sun.