Fillimi i vitit në mënyrën e duhur është specialiteti i tij. Të
dielën, në Olimpiko, si më 13 janar të 2007-s në “San Siro”. Aleksandre
Pato, kur duhen hequr kilet e tepërta, të fituara gjatë pushimeve,
është gjithmonë i pari i grupit: një gol kundër Napolit në fillim të
vitit 2007 dhe një dygolësh të mrekullueshëm kundër Romës.
Dy realizime që zgjojnë Milanin e verbuar nga shkëlqimi i shumë
yjeve në fushën e lojës. Me makinë llogaritëse në dorë, Pato është
golashënuesi më i mirë i kuqezinjve: 8 gola në kampionat dhe dy në
Kupën UEFA. Kakà dhe Ronaldinjo e ndjekin dhe, për momentin, argëtohen
duke i dhuruar topa.
Siç ka bërë Riki, në rastin e golit të parë, dhe siç ka bërë Dinjo,
që me një prekje delikate ka frymëzuar shpërthimin e brazilianit, i
cili ka realizuar edhe golin e dytë.
AGRESIVITETI I PATOS - “Nëse unë shënoj me vazhdimësi,
merita është e ekipit, - shpjegon Pato. - Shokët e skuadrës më japin
qetësinë e nevojshme. Kampionati mbetet objektivi ynë kryesor dhe në
Dubai kemi punuar shumë duke menduar për këtë.”
Edhe në deklaratat e tij, Pato tregon një agresivitet që nuk dukej
më parë; për ta konfermuar këtë, kemi një imazh: braziliani që feston
golin në sektorin ku ndodhen tifozët kuqezi, dhe më pas i afrohet
Kakasë me shprehejen e një luftëtari në fytyrë që, nga një djalë i ri
si ai, nuk e pret.
“Në pushimin e pjesës së parë Ançeloti na ka thënë të bëjmë një lojë
më të shpejtë dhe ne e kemi bërë këtë. Në pjesën e dytë Milani ka
zhvilluar një ndeshje të madhe.” Përshtypja është se, midis gjithë
yjeve që ka në ekip, Pato është i vetmi, prej të cilit Ançeloti nuk
mund të heqë dorë.
PERPARA ME OPTIMIZEM - Ançeloti e konfirmon: “Pato ka
cilësi të jashtëzakonshme dhe duhet ta shfrytëzojmë në maksimum. Unë
shikoj përpara me optimizëm, por në pjesën e parë kam parë një skuadër
shumë të ngadaltë. Në të dytën kemi treguar cilësi dhe shpejtësi dhe
kemi gjetur rrugën e golit.
Ronaldinjo? I kam kërkuar të luajë më në qendër, duhet të
përshtatet, por në pjesën e dytë ka luajtur më mirë”. Edhe Adriano
Galiani i ka vlerësuar cilësitë e Patos: “Eshtë i jashtëzakonshëm,
fluturon në fushë.
Në moshën 19-vjeçare nuk ka asnjë lojtar tjetër në botë që të jetë
kaq i fortë,” - ka thënë drejtuesi kuqezi. Mbyllja i takon Flaminisë. I
përjashtuar nga formacioni? “Jo, - siguron Ançeloti. - Doja t’i jepja
më shumë cilësi skuadrës dhe për këtë kam zgjedhur Bekahmin.”
—————————-
Mesfushori anglez
Bekham: Do të kthehem te Galaksi
Ishte lojtari që pritej më shumë dhe në fund nuk ka zhgënjer. Devid
Bekham ka qëndruar në fushë pothuajse gjatë gjithë ndeshjes, në
debutimin e tij me fanellën kuqezi. “Ndihem shumë mirë, jam në formë, -
ka thënë ai. - Kam qenë i befasuar nga lajmi se do të luaja që në
fillim, por jam argëtuar shumë.
Kam luajtur më mirë nga sa e mendoja.” Eshtë për të ardhur keq që
aventura e tij nuk do të zgjasë më shumë se dy muaj: “Kontrata ime
është e qartë. Duhet të kthehem te Galaksi me rifillimin e sezonit të
ri”.
Por, për momentin, është Milani. “Objektivi im është të luaj sa më
shumë ndeshje të jetë e mundur, të punoj për të arritur formën time më
të mirë. Ndihem me fat, do të përpiqem të ndihmoj Milanin.” Ndoshta, po
të kishte kaluar më shpejt në Itali… “Nuk kam asnjë peng në karrierën
time, jam i kënaqur që më është dhënë kjo mundësi tani.”
Gjithashtu, anglezi beson se kuqezinjtë kanë akoma mundësi për ta
fituar titullin. “Eshtë e vështirë, por jo e pamundur. Milani ka në
përbërje disa nga lojtarët më të fortë të kampionatit. Mund t’ia dalë