Albania
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Albania

...:::Forum...:::
 
ForumportalLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Lëv, “pro” kalimit të Podolskit te Këlni

Shko poshtë 
AutoriMesazh
T3chn1calWolf
Admin
Admin
T3chn1calWolf


Male Numri i postimeve : 822
Age : 41
Qyteti : ne Form :P
Registration date : 07/01/2009

Lëv, “pro” kalimit të Podolskit te Këlni Empty
MesazhTitulli: Lëv, “pro” kalimit të Podolskit te Këlni   Lëv, “pro” kalimit të Podolskit te Këlni Icon_minitimeThu Jan 15, 2009 8:05 pm

Trajneri i Gjermanisë miraton largimin e mundshëm të sulmuesit nga Bajerni i Mynihut

Trajneri i Gjermanisë, Joakim Lëv, ka thënë se kalimi i Podolskit te Këlni nuk do t’ia prishte atij shanset për të qenë pjesë e përfaqësueses. Sulmuesi pritet të largohet nga Bajerni në fund të sezonit, për të shkuar te ish klubi i tij.

Kjo do të thotë largim nga Liga e Kampionëve, për të luajtur me një skuadër që ishte në kategori të dytë vjet. Lëv u shpreh kështu për gazetën “Express”: “Lukas është prej atyre lojtarëve që duhet të jenë në formacion me skuadrën ku luan. Nëse luan, do të jetë sërish në përfaqësuese me besim të madh te vetja.

Nëse ai kthehet te Këlni, do të marrë përsipër shumë përgjegjësi atje, pasi do të jetë lider i skuadrës. Mendoj se kjo do të ishte shumë mirë për të, madje edhe përfaqësuesja do të përfitonte nga ky transferim”.

Lëv ka rrëfyer më tej se ka folur me Podolskin në telefon dhe i ka thënë të shkojë atje ku ndihet i lumtur. “I thashë të ndiqte zemrën e tij. Pastaj i thashë të fliste me trajnerin, të shihte pak klubin ku do të shkonte, pasi ai duhet të ndjejë diçka për klubin ku do të luajë. E, kur të jetë i sigurt, i thashë se do të ishte mirë të shkonte,” - ka pohuar trajneri i përfaqësueses gjermane.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://albaniansharks.albanianforum.net
 
Lëv, “pro” kalimit të Podolskit te Këlni
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Albania :: Bota e Sportit :: Futbolli-
Kërce tek: