Albania
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Albania

...:::Forum...:::
 
ForumportalLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Riberi: Nuk e parashikoj të ardhmen

Shko poshtë 
AutoriMesazh
T3chn1calWolf
Admin
Admin
T3chn1calWolf


Male Numri i postimeve : 822
Age : 41
Qyteti : ne Form :P
Registration date : 07/01/2009

Riberi: Nuk e parashikoj të ardhmen Empty
MesazhTitulli: Riberi: Nuk e parashikoj të ardhmen   Riberi: Nuk e parashikoj të ardhmen Icon_minitimeTue Jan 13, 2009 7:01 pm

Mesfushori i Bajernit: Jam mirë te Bajerni, por askush nuk e di çdo të ndodhë pas 3 vitesh
Mesfushori i Bajernit të Mynihut, Frenk Riberi, ka ngjallur edhe një
herë dyshime lidhur me të ardhmen e tij me kampionët e Gjermanisë.
Javën që shkoi, Riberi u citua të ketë thënë se nuk mund të premtonte
që do ta çonte deri në fund kontratën e tij me Bajernin, kontratë që
skadon në vitin 2011, duke shtuar spekulimet për një largim të
parakohshëm.
Në gazetën “Welt am Sonntag”, Riberi sërish ka hedhur idenë se mund
të jetë me një skuadër tjetër pas tre vjetësh. “Nga njëra anë, futboll
do të thotë kënaqësi dhe aksion në fushë. Por nga ana tjetër, është
biznes gjithashtu. Menaxherët e mi merren me këtë gjë dhe unë nuk mund
të bëj premtime, pasi është e vështirë”, - ka thënë Riberi. ”
Asnjëri prej nesh nuk e di se çfarë mund të ndodhë në futboll. Unë
nuk jam duke kërcënuar Bajernin dhe nuk kam thënë se do të largohem nga
Mynihu, por çfarë do të thoshit ju nëse ju pyesin se ç’do të ndodhë pas
tre vjetësh?
Çdo njeri i ndershëm do të thoshte se nuk e di dhe unë kam thënë pak
a shumë të njëjtën gjë”, - shtoi Riberi, i cili u votua si lojtari i
vitit 2008 në Gjermani, por ishte i 16 ti në listën e kandidatëve për
Topin e Artë, të fituar nga Kristiano Ronaldo. Mesfushori francez ka
pohuar se ishte i pakënaqur me atë renditje, duke pohuar se vitin
tjetër do të luante edhe më mirë, që të renditej më lart.
“Kam shpresuar për më shumë pas titujve me Bajernin dhe çmimeve si
lojtari më i mirë në Francë dhe në Gjermani. E kam ëndërr të shpallem
lojtari i vitit në Evropë, por ajo arrihet vetëm kur luan në Ligën e
Kampionëve. Vitin që shkoi ishim në Kupën UEFA, një kupë me një tjetër
status.
Nëse arrijmë në gjysmëfinale ose në finale të Ligës së Kampionëve,
atëherë do të kem më shumë mundësi të futem në pesëshen më të mirë të
këtij çmimi”, - ka pohuar Riberi. Shtatshkurtri francez nuk i trembet
rivalëve të fortë në Ligën e Kampionëve, si Reali i Madridit, Çelsi ose
kampionët aktualë, Mançester Junajtedi.
“Do të doja të luaja kundër këtyre skuadrave. Mendoj se mund t’i
mundim ato. Barcelona ndoshta ka epërsi ndaj nesh dhe skuadrave të
tjera sepse po luajnë në mënyrë konstanten nivelet më të larta, ndërsa
skuadrat e tjera nuk luajnë më mirë se ne.
Ne mund të ecim shumë në Ligën e Kampionëve”, - ka thënë ylli i
kampionëve të Gjermanisë. Bajerni do të ndeshet në muajin shkurt me
Sportingun e Lisbonës për Ligën e Kampionëve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://albaniansharks.albanianforum.net
 
Riberi: Nuk e parashikoj të ardhmen
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Albania :: Bota e Sportit :: Futbolli-
Kërce tek: