Albania
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Albania

...:::Forum...:::
 
ForumportalLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Runi: Tani të kapim kreun!

Shko poshtë 
AutoriMesazh
T3chn1calWolf
Admin
Admin
T3chn1calWolf


Male Numri i postimeve : 822
Age : 41
Qyteti : ne Form :P
Registration date : 07/01/2009

Runi: Tani të kapim kreun! Empty
MesazhTitulli: Runi: Tani të kapim kreun!   Runi: Tani të kapim kreun! Icon_minitimeTue Jan 13, 2009 6:54 pm

Sulmuesi i Mançesterit kërkon titullin e dytë radhazi në Premier Ligë
Uejn Rui mezi pret ta shohë Mançester Junajtedin të kapë kreun e
renditjes, pas fitores së bujshme 3 - 0 ndaj Çelsit. Junajtedit iu
afrua edhe më shumë Liverpulit, duke qenë tani vetëm pesë pikë larg,
por me dy ndeshje mangët.
Junajtedi ka për të luajtur ndeshjen e prapambetur kundër Uiganit
dhe më pas kundër Boltonit, para se të luhet derbi i Liverpulit mes
Liverpulit dhe Evertonit, të hënën që vjen.
Runi është ndier edhe më i lumtur për barazimin e Liverpulit 0 0
kundër Stok Sitit dhe tani mendon se është koha ta shtojnë edhe më tej
presionin e tyre ndaj kryesuesve. “Të shtunën ne mund ta shohim veten
në krye të Premier Ligës, edhe pse ky kryesim mund të zgjasë deri të
hënën në mbrëmje, kur Liverpuli të luajë kundër Evertonit, - ka thënë
Runi. - Fitorja kundër Çelsit ishte shumë e rëndësishme.
Pasi pamë ndeshjen e Liverpulit, që doli barazim, e kishim të qartë
që duhet të shfrytëzonim mundësinë për t’u afruar me kreun. Nëse bëjmë
detyrën tonë dhe i fitojmë të dyja ndeshjet, atëherë do të jemi në
krye.”
Për sulmuesin e përfaqësueses angleze, goli i Nemanja Vidiit ishte
pika e kthesës në ndeshjen kundër Çelsit, pak çaste pas golit të
Kristiano Ronaldos, që u anulua. “Goli i parë na siguroi epërsinë me
gola dhe atë morale, pasi, duke dalë nga fusha, lojtarët e Çelsit
kishin ulur kokën. E dinim se mund t’i sulmonim në pjesën e dytë dhe se
nuk mund të na bënin ballë,” - shtoi Runi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://albaniansharks.albanianforum.net
 
Runi: Tani të kapim kreun!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Informatat kadastrale, tani përmes internetit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Albania :: Bota e Sportit :: Futbolli-
Kërce tek: