Albania
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Albania

...:::Forum...:::
 
ForumportalLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Ndërkombëtarët stopojnë bllokimin e mallrave serbe

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vizitor
Vizitor




Ndërkombëtarët stopojnë bllokimin e mallrave serbe Empty
MesazhTitulli: Ndërkombëtarët stopojnë bllokimin e mallrave serbe   Ndërkombëtarët stopojnë bllokimin e mallrave serbe Icon_minitimeThu Jan 15, 2009 11:49 am

Drejtues të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë kanë bërë të ditur për të përditshmen Koha Ditore se qeveria, ndonëse kishte bërë të gjitha pregaditjet e duhura, nuk do të lejohet të ndërmarrë asnjë hap në drejtim të bllokimit të importit dhe është duke pritur një zgjidhje diplomatike të këtij problemi.
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Lufti Zharku, ka deklaruar se kanë gati dy forma të kundërpërgjigjes ndaj Serbisë dhe Bosnjës, të cilat kanë bllokuar eksportet e Kosovës për në këto shtete për shkak të vulës doganore të Republikës së Kosovës.
E para sipas tij është vënia e doganës për 10 përqind për produkte e importuara nga këto dy shtete dhe masa e fundit e cila është bllokimi total i importit nga këto dy vendeve.
Ministri Zharku nuk ka dashur të komentojë pohimet për ndërkombëtarët të cilët sugjerojnë zgjidhje diplomatike, por ka pranuar se gjatë javës së kaluar kanë pasur takime intensive me ndërkombëtarë për këtë problem.
Kosova për këtë bllokim mallrash është ankuar edhe zyrtarisht në CEFTA, kryesuesi i të cilit për momentin është ministri malazias për zhvillim ekonomik, Branimir Gozdenovic.
Cefta është nja marrëveshje për tregti të lirë në mes të vendeve të Evropës Juglindore.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Ndërkombëtarët stopojnë bllokimin e mallrave serbe
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Albania :: Te rejat e fundit :: Ekonomi-
Kërce tek: