Olimpiada apo
Lojrat olimpike (nga greq:
Olymp)
është një manifestim i garave të ndryshme sportive që mbahej çdo katër
vjet në Greqinë e lashtë sikurse mbahet edhe në kohën moderne. Për
shumë autorë të lashtësisë ditët e mbajtjes së Olimpiadës kanë shërbyer
si data referuese të shpjegimit të ngjarjeve të ndryshme.
Në kohët moderne ky manifestim si traditë nga lashtësia mbahet me
disa ndryshime dhe në të marrin pjesë atletë e sportistë nga të gjitha
vendet e botës.
Simboli Olimpik modern me pesë rrathët me ngjyra të ndryshme ashtu sikurse edhe flamuri olimpik u propozua nga
Pjer de Kubertin në vitin
1914.
Pesë rrathët e ndërthurur përfaqësojnë pesë kontinentet e jetuar nga
njerëzit në rruzullin tokësor (kontinenti Amerikan konsiderohet si një
i vetëm). Ndërthurrja e rrathëve është shenjë e përgjithshmërisë së
Lojrave olimpike ku atletët e mbarë botës mblidhen sëbashku.