Arti luftarak•
Shko te:
navigacion,
kërko Ginga - lloj arti luftarak
Sportet luftarake janë shkathtësi apo arte luftarake, që shpesh i
hasim të quhen "Arte marciale" (apo "Martial Arts"), të cilat kanë
kaluar nëpër procesin e modifikimit, të fisnikërimit dhe të
humanizimit, me ç'rast elementet apo teknikat e luftimit janë vënë në
korniza të frymës dhe të parimeve sportive.
Ndryshimi në mes te sporteve luftarake dhe shkathtësive luftarake
(apo të mbrojtjes) qëndron në faktin se shkathtësitë luftarake janë
shkathtësi, apo variante shkathtësish që nuk kanë kaluar procesin e
transformimit në sporte. Për këtë arsye, te shkathtësitë luftarake, apo
shkathtësitë e mbrojtjes nuk mbahen dhe nuk mund të mbahen gara
sportive, siç është për shembuill rasti me Jiu-jitsun, Hapkidon apo me
ndonjë shkathtësi tjetër të këtij lloji.
Kur flitet për këtë, duhet bërë dallim midis garës sportive dhe
shfaqjes publike, ku në disa raste dhe në disa shkathtësi nuk vlejnë
parimet sportive, siç është rasti, po e zëmë, me formën e luftimit të
lirë (Free Fighting), ku nuk vlejnë kurrfarë rregullash, për ç'arsye
shfaqjet e tilla janë shumë të ashpra për numrin më të madh të njerëzve.