Fillimisht në karate nuk ekzistonte sistemi i gradave, gjë të cilën
më vonë e përligji Gichin Funakoshi (船越 義珍 - 1868–1957), i cili
përvetësoi idenë e themeluesit të xhudos Dr. Xhigoro Kano dhe e zbatoi
edhe në praktikën e ushtrimit të karatesë. Sot në karate ekziston
sistemi i gradave shkollore (Kyu), që e karakterizojnë brezat e
ngjyrosur, renditja e të cilëve ndryshon nga asociacioni në asociacion
dhe sistemi i gradave mjeshtërore (Dan), që shënohen me brezin e zi,
përkatësisht me atë të purpurtë (grada më e lartë 10 Dan). Edhe gradat
mjeshtërore janë dhjetë, përkatësisht njëmbëdhjetë, nëse llogaritet
edhe grada paramjeshtërore (shodan-ho).
Janë të nevojshme rreth 5 vjet ushtrimesh (2-4 herë në jave) deri sa
të arrihet titulli i mjeshtrit,.Nën moshën 18 vjeqare mund te arrihen
brezet e zeza tehnike.Kanditati i cili është mbi 18 vjet brezin e zi
tehnik e verifikon në brezin e zi të mjeshtrit ,me testimin në
programin pë titullin e mjeshtrit.
Programi i testimit për titullin e nxënësit përfshin 10 KYU .
Programi për titullin e mjeshtrit përfshin 10 DAN-a.
- Jyukyu - 10 Kyu
- Kyukyu - 9 Kyu
- Hachikyu - 8 Kyu
- Shichikyu - 7 Kyu
- Rokukyu - 6 Kyu
- Gokyu - 5 Kyu
- Yonkyu - 4 Kyu
- Sankyu - 3 Kyu
- Nikyu - 2 Kyu
- Shokyu - 1 Kyu
- Shodan-ho – Brezi i zi provues, paramjeshtëror (1 Dan Ho)
- Shodan - 1 Dan
- Nidan - 2 Dan
- Sandan - 3 Dan
- Yondan - 4 Dan
- Godan - 5 Dan
- Rokudan - 6 Dan
- Shichidan - 7 Dan
- Hachidan - 8 Dan
- Kyudan - 9 Dan
- Jyudan - 10 Dan