w1ll1am$ S.MODERATOR
Numri i postimeve : 908 Age : 35 Qyteti : kaqanik Registration date : 14/01/2009
| Titulli: Shkencat agrokulturore Thu Feb 12, 2009 3:30 pm | |
| Gjatë revolucionit agrokulturorë të myslimanëve, shkencëtarët myslimanë bënë përparime të dukshme në botanikë dhe qaun në themelimin e shkencave agrokulturore. Botanikët dhe agronomët myslimanë demonstruan dituri të përparuara agronomike, agroteknike dhe ekonomike në sferat si meteorologjia, klimatologjia, hidrologjia si dhe në ekonominë dhe menaxhimin e ndërmarrjeve agrokulturore. Ata, gjithashtu, demonstruan dituri agrokulturore në sferat si pedologjia, ekologjia agrokulturore, ujitja, përpunimi i tokës, mbjellja, shpërndarja e plehut, zhdukja e barërave dëmtuese, mbjellja, prerja e druve, shartimi, krasitja e hardhive, profilaksisë, fitoterapia, kujdesi dhe zhvillimi i kulturave bimore dhe mbledhje dhe grumbullim të të vjelave. [61]Në shekullin e XIII Ibn al-Baitar botoi librin Kitab al-Jami fi al-Adwiya al-Mufradaqë konsiderohet një nga përpilimet më të mëdha botanike që përmban detaje të së paku 1,400 bimëve të ndryshme nga të cilat 200 nga këto bimë ishin zbulime të tija origjinale. [60][redakto] Shkencat e aplikuaraFielding H. Garrison në librin e tij Historia e Mjekësisë shkruan: "Saracenët ishin origjinues jo vetëm të algjebrës, kimisë dhe gjeologjisë, por të shumë përparimeve ose përmirësimeve të civilizimit siç janë dritat e rrugëve, kanatat e dritareve, fishekzjarrët, instrumentet spango, kultivimi i frutave, parfumet, erëzat etj."Në shkencat e aplikuara një numër i madh i arritjeve të dukshme u bënë nga shkencëtarët dhe inxhinierët myslimanë të mesjetës duke përfshirë shkencëtarët si Abbas Ibn Firnas, Taqi al-Din dhe pjesërisht al-Jazari, i cili konsiderohet pionier i robotikës dhe i inxhinierisë së ditëve tona. [62] Disa nga zbulimet që u bënë nga myslimanët e mesjetës janë: kamera obskura, kafeja, fluturakja me ajër, sipërfaqet kontrolluese të fluturimit, sapuni, shamponi, destilimi i pastër, lëngëzimi, kristalizimi, purifikimi, oksidimi, avullimi, filtrimi, alkooli i destiluar, acidi urinor, acidi nitrik, alembik, boshti dhëmbor, valvula, pompa piston këmbyesve thithëse, ora mekanike të nxitura nga uli dhe pesha, roboti humanoid i programueshëm, mbyllësi me kombinim, kuiltimi, çarku i ngritur me majë, bisturi, sharra e dorës, forcepsët, katguti kirurgjik, mulliri me erë, inokulimi, vaksina kundër smallpoksit, pena me ngjyrë, kriptoanaliza, analiza e frekuencës, , qelqi i zbukuruar dhe qelqi kuarc, qilimi Persian, çeku modern, globi qiellorë, raketat eksplozive, torpedo dhe kopshtet artificiale të kënaqësisë. | |
|