Albania
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Albania

...:::Forum...:::
 
ForumportalLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Ndikimi në shkencën evropiane

Shko poshtë 
AutoriMesazh
w1ll1am$
S.MODERATOR
S.MODERATOR
w1ll1am$


Male Numri i postimeve : 908
Age : 35
Qyteti : kaqanik
Registration date : 14/01/2009

Ndikimi në shkencën evropiane Empty
MesazhTitulli: Ndikimi në shkencën evropiane   Ndikimi në shkencën evropiane Icon_minitimeThu Feb 12, 2009 3:30 pm

Kontribut drejt rritjes së shkencës evropiane ishte kërkimi i
skolastikëve evropianë për dituri të reja, të cilat mund të gjendeshin
vetëm në mesin e myslimanëve posaçërisht në Spanjën Islae dhe në Sicili. Këta skolastikë përkthyen tekstet e reja shkencore dhe filozofike nga gjuha arabegjuhën latine.
Njëri nga përkthyesit më produktiv në Spanjë ishte Zherardi nga Kremona i cili përktheu 87 libra nga arabishtja në latinisht, duke përfshirë: nga Muhammad ibn Mūsā al-Khwārizmī librin Algjebra dhe Almukabala, nga Jabir ibn Aflah librin Elementa astronomica,[41] nga al-Kindi librin Në Optikë, nga Ahmad ibn Muhammad ibn Kathīr al-Farghānī librin Në Elementet e Astronomisë në Lëvizjet Qiellore, nga al-Farabi librin Klasifikimi i Shkencës,[42] arritjet nga al-Razi në alkiminë dhe mjekësinë Islame,[43] arritjet nga Thabit ibn Qurra dhe Hunayn ibn Ishaq,[44] si dhe arritjet nga Arzachel, Jabir ibn Aflah, Banū Mūsā, Abū Kāmil Shujā ibn Aslam, Abu al-Qasim dhe Ibn al-Haytham (duke përfshirë edhe Librin e Optikës).[45]
Punimet e tjera të përkthyera nga arabishtja në latinisht gjatë shekullin të XIII janë: arritjet nga Muhammad ibn Jābir al-Harrānī al-Battānī dhe Muhammad ibn Mūsā al-Khwārizmī,[41] arritje e Abu al-Qasim (duke përfshirë librin al-Tasrif),[46][45] nga Muhammad al-Fazari librin Great Sindhind (bazuar në Surya Siddhanta, arritjet nga Brahmagupta), [47] arritjet nga al-Razi dhe Ibn Sina (duke përfshirë Libri i Kurimit dhe Kanuni i Mjekësisë),[48], arritjet nga Averroes,[46] arritjet nga Thabit ibn Qurra, al-Farabi, Ahmad ibn Muhammad ibn Kathīr al-Farghānī, Hunayn ibn Ishaq dhe të nipit të tijë Hubaysh ibn al-Hasan,[49], arritjet nga al-Kindi, nga Abraham bar Hiyya librin Liber embadorum, nga Ibn Sarabi librin De Simplicibus,[46] arritjet nga Qusta ibn Luqa,[50], arritjet nga Maslamah Ibn Ahmad al-Majriti, Ja'far ibn Muhammad Abu Ma'shar al-Balkhi dhe al-Ghazali,[45] arritjet nga Nur Ed-Din Al Betrugi duke përfshirë librin Mbi Lëvizjet e Qiejve,[51][43] nga Ali ibn Abbas al-Majusi librin enciklopedik , Libri Komplet i Artit Mjekësor,[43] nga Abu Mashar librin Hyrje në Astrologji,[52] arritjet nga Maimonides, Ibn Zezla (Byngezla), Masawaiyh, Serapion, al-Qifti, dhe Albe'thar.[53] nga Abū Kāmil Shujā ibn Aslam libri Algjebra,[41], arritjet e Geberit në alkimi dhe De Proprietatibus Elementorum, një libër arab mbi gjeologjinë shkruar nga pseudo-Aristeli.[43] Në fillim të shekullit XIII Marku nga Toledo përktheu Kur'anin si dhe arritje të ndyshme mjekësore Islame.[54]
Fibonacci prezantoi llogaritësin e parë komplet evropian të sistemit numerik Hindu-Arabik nga burimet arabe në librin e tij Liber Abaci (1202).[43] Nga Al-Khazini libri Zij as-Sanjari u përkthye në gjuhën greke nga Gregory Choniades në shekullin e XIII dhe u studjua në Perandorinë Bizanine.[55] Përmirësimet astronomike ndaj modelit Ptolemeik të bëra nga al-Battani, Averroes, Mo'ayyeduddin Urdi (Urdi lemma), Nasīr al-Dīn al-Tūsī (Tusi-couple) dhe Ibn al-Shatir më vonë u adoptuan në modelin heleocentrik Kopernikan. Ligji i gravitacionit nga Al-Kindi (Alkindus) ndikoi në fizikanin Robert Hooke
në definimt e gravitetit celestial i cili më vonë inspiroi në definimin
e ligjit univerzal të gravitetit nga Isak Njutën. Librat nga Abū al-Rayhān al-Bīrūnī, Ta'rikh al-Hind dhe Kitab al-qanun al-Mas’udi u përkthyen në latinisht si Indica dhe Canon Mas’udicus. Komenti nga Ibn al-Nafis në pjsën e fundit nga libri i Ibn Sinas Kanuni i Mjekësisë u përkthye në latinisht nga Andrea Alpago, (vdiq në vitin 1522) dhe u botua në Evropë në vitin 1547. Libri nga Ibn al-Nafis, Komente mbi Anatominë e Kanunit të Avicenës,
që fillimisht përshkruante qarkullimin pulmonar, gjithashtu mund të
jetë përkthyer në gjuhë latine dhe të jet bërë e qarkullueshme në
Evropë gjatë kohës së njëjtë dhe mund të ketë patur ndikim në
studjuesit Michael Servetus dhe Realdo Colombo.[56] Përkthimi i arritjeve nga Omar Khayyám në algjebër dhe gjeometri, më vonë ndikuan në zhvillimin e gjeometrisë jo eEuklidiane në Evropë gjatë shekullit të XVIII[57][58] Libri nga Ibn Tufail, Hayy ibn Yaqdhan, u përkthye në gjuhën latine nga Edward Pococke në vitin 1671 dhe në gjuhën angleze nga Simon Ockley në vitin 1708 dhe u bë një nga librat më të rëndësishëm që lajmëroi Revolucionin Shkencor."[59] Libri nga Ibn al-Baitar, Kitab al-Jami fi al-Adwiya al-Mufrada, gjithashtu kishte ndikim në Evropë pasi u përkthye në latinisht në vitin 1758.[60]
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Ndikimi në shkencën evropiane
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ndikimi i urisë mbi qelizat nervore

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Albania :: Shkencat Natyrore dhe Matematika :: Shkencat e tjera-
Kërce tek: