Albania
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Albania

...:::Forum...:::
 
ForumportalLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Rënia

Shko poshtë 
AutoriMesazh
w1ll1am$
S.MODERATOR
S.MODERATOR
w1ll1am$


Male Numri i postimeve : 908
Age : 35
Qyteti : kaqanik
Registration date : 14/01/2009

Rënia Empty
MesazhTitulli: Rënia   Rënia Icon_minitimeThu Feb 12, 2009 3:29 pm

Shkenca islame dhe numri i shkencëtarëve myslimanë besohet se ka
filluar të bie që nga shekulli XII ose XIII. Besohej se pas shekullit
XIII nga civilizimi islam akoma do të lindin shkencëtarë të rastit, por
ata u bënë përjashtim e jo diçka e zakonshme. Disa dijetarë, sërish
vënë në pikëpyetje "fotografinë" tradicionale të rënies, duke vënë në
pah aktivitetet e vazhdueshme astronomike si shenjë të vazhdimit të
traditës shkencore krijuese përtej shekullit XVI, nga të cilët puna e
astronomit dhe shkencëtarit Ibn al-Shatir, (13041375), në Damask konsiderohet si shembulli më i vlefshëm dëshmues.[36][37] Ngjashëm ishte edhe për sferat tjera të shkencs islame si mjekësia, ku njihen me punët e tyre Ibn al-Nafis dhe Şerafeddin Sabuncuoğlu si dhe shkencat shoqërore ku dallohet Ibn Khaldun me veprën Muqaddimah (1370), që vetvetiu dëshmon se shkenca po binte në Irak, al-Andalus dhe Magrib, por po vazhdonte të rrjedhë në Persi, Siri dhe Egjipt.[38]
Një nga shkaqet e rënies konsiderohet ngjarja kur shkolla ortodokse Ash'ari teologjikisht sfidoi shkollën teologjike më racionale në Mu'tazili, ku shembull i shquar është libri nga al-Ghazali, Moskoherenca e Filozofëve.
Disa dijetarë e kanë vënë në pyetje këtë pikëpamje ku një numër i
konsiderueshëm vënë në pah se shkolla Ash'ari përmbante shkencën dhe
kundërshtonte filozofinë spekulative dhe se disa nga shkencëtarët e
mëdhenj myslimanë si Alhazen, Biruni, Ibn al-Nafis dhe Ibn Khaldun ishin pasues të shkollës Ash'ari.[34][38]
Ndër arsyet tjera për rënien e shkencës islame njihen: konflikti mes myslimanëve sunitë dhe shiave, luftërat e kryqëzatave, luftërat me Perandorinë Mongole në tokat Islame mes shekujve XI dhe XIII, posaçërisht Perandoria Mongole
në shekullin e XIII pati ndikim të madh. Mongolët shkatërruan
bibliotekat islame, vrojtuesit, spitalet dhe universitetet, duke
arritur kulmin në Betejën e Bagdadit në vitin 1258. Pushtimi i qytetit Abbasid që ishte qendër kapitale dhe intelektuale në vitin 1258 shënoi fundin e Viteve të Arta Islame.[39]
Që nga shekulli XIII disa myslimanë tradicionalë besonin se
pushtimit e Kryqëzuesëve dhe Mongolëve kanë qenë dënim për muslimanët
nga Zoti për shkak të largimit nga sunneti, qëndrim i cili u mbajt edhe nga gjeniu universal Ibn al-Nafis.[40]
Ata besonin gjithashtu se ai zëvendësim arriti nga numri i madh i
luftërave dhe konflikteve që krijuan klimën në të cilën shkenca Islame
ishte më pak e suksesshme se më parë. Arsye tjetër për përshkrimin e
kësaj rënie merret edhe përçarja në ciklet e paanësisë bazuar në
modelin e famshëm Asabiyyah
krijuar nga Khalduni (lindja dhe rënia e kombeve) që vë në pah se rënia
është rezultat i faktorëve ekonomik dhe politik e jo religjioze cycle
of equity based on Ibn famous model of (the rise and fall of civilizations), which points to the decline being mainly due to political and economic factors rather than religious factors.[38] Me rënien e Spanjës Islame në vitin 1492, zhvillimi shkencor dhe teknologjik përgjithësisht ra në duart e të krishterëve evropianë dhe qoi në atë që sot njihet si Rilindja evropiane dhe revolucioni shkencor.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Rënia
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Rënia
» Tregun e celularëve e pret rënia drastike
» Rënia ekonomike në BE rëndë do ta prekë Suedinë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Albania :: Shkencat Natyrore dhe Matematika :: Shkencat e tjera-
Kërce tek: