Albania
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Albania

...:::Forum...:::
 
ForumportalLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Shkenca Islame

Shko poshtë 
AutoriMesazh
w1ll1am$
S.MODERATOR
S.MODERATOR
w1ll1am$


Male Numri i postimeve : 908
Age : 35
Qyteti : kaqanik
Registration date : 14/01/2009

Shkenca Islame Empty
MesazhTitulli: Shkenca Islame   Shkenca Islame Icon_minitimeThu Feb 12, 2009 3:26 pm

Shkenca Islame[1] është shkenca e cila buron nga Kur’ani dhe është e bazuar në doktrinën e Njëjësisë (TeuhiditBesimit në një Zot
të vetëm) e cila e përbën qendrën e Shpalljes Kur’anore. Ajo është
zhvilluar brenda kornizës së të kuptuarit islam mbi universin nga njëra
anë dhe të shkencës nga ana tjetër.
Ekziston një trup i një diturie të organizuar, e cila mund të quhet
shkencë islame dhe e cila është islame, jo pse është kultivuar nga ana
e myslimanëve, por për më tepër, sepse ajo përputhet me parimet, normat
dhe qëllimet e Shpalljes islame dhe pse organikisht është e lidhur me
të. Asnjë shkencë nuk mund të quhet islame vetëm pse etimologjikisht
rrjedh prej fjalës sciencia, e cila është ekuivalente e fjalës el
-‘ilm, ose nga fakti se një mysliman, pa marrë parasysh devotshmërinë e
tij, e zhvillon dhe i kontribuon asaj. Për më tepër se një milenium,
shkencëtarët myslimanë e kanë zhvilluar këtë trup të shkencës duke u
inspiruar nga traditat e mëhershme shkencore, mirëpo këtë gjithnjë e
kanë bërë duke e integruar atë që e kishin adoptuar nga këto burime në
botëkuptimin islam dhe kështu kanë krijuar njërën ndër traditat më të
njohura shkencore në botë. Pra, mu kjo është ajo tradita që e përbën
atë të cilën ne e quajmë shkencë islame.[2][3]
Shkenca Islame i referohet zhvillimit të shkencës nën civilizimin Islam mes shekujve VIII dhe XV, vite të cilat njihen edhe si Vitet e Arta Islame.[4] Kjo shkencë gjithashtu njihet edhe si shkenca arabe, shkaku se shumica e teksteve të kësaj periudhe u shkruan në gjuhën arabe, lingua franca
e civilizimit Islam. Civilizimi Islam në vete përfshiu shkencëtarët më
produktivë të kohës, të cilët nuk ishin të gjithë arabë, por nga ata
kishte jo arabë si dhe jo myslimanë e që të gjithë vepronin në
ombrellën e civilizimit Islam në territoret Islame.
Një numër i madh i shkencëtarëve modernë si Bertrand Russell,[5], Robert Briffault, Will Durant, Fielding H. Garrison[6], Alexander von Humboldt, Muhammad Iqbal, Abdus Salam dhe Hossein Nasr konsiderojnë se shkenca moderne ka lulëzuar nga shkencëtarët myslimanë,
të cilët ishin pionierë të metodave shkencore duke paraqitur qasjen
moderne empirike, eksperimentale dhe kuantitative të hetimeve
shkencore. Disa skolastikë, si Donald Routledge Hill, Ahmad Y Hassan,[7] Abdus Salam,[8] dhe George Saliba,[9] i referohen arritjeve si: "Revolucioni shkencor Islam".[10][11]
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Shkenca Islame
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Albania :: Shkencat Natyrore dhe Matematika :: Shkencat e tjera-
Kërce tek: