Albania
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Albania

...:::Forum...:::
 
ForumportalLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Matematika

Shko poshtë 
AutoriMesazh
w1ll1am$
S.MODERATOR
S.MODERATOR
w1ll1am$


Male Numri i postimeve : 908
Age : 35
Qyteti : kaqanik
Registration date : 14/01/2009

Matematika Empty
MesazhTitulli: Matematika   Matematika Icon_minitimeThu Feb 12, 2009 3:09 pm

Matematika është disciplinë akademike, e cila merret me
studimin e raporteve sasiore dhe cilësore të objekteve konkrete dhe
abstrakte, si dhe me studimin e formave hapësinore. Sipas Burbakistëve (Nicolas Bourbaki)
ajo është shkencë që studion relacionet dhe në thelbin e saj është
kuptimi i numrit. Matematika është shkencë deduktive d.m.th përfundimet
e saj janë të përgjithshme dhe janë rrjedhim logjik i aksiomave.
Fillimet e matematikës humben në thellësitë e shekujve. Matematika u
shfaq si rezultat i vështrimeve dhe përvojës së njerëzve në përballje
me problemet dhe nevojat praktike. Sistematizimi dhe përmbledhja e
njohurive matematikore ka filluar relativisht vonë. Kinezët e lashtë,
civilizimi i Inkëve, pastaj në Indi kishte një zhvillim të
konsiderueshëm të matematikës.
Në Greqinë antike matematika përjetoi një zhvillim të paparë nga një plejadë e tërë matematikanësh siç janë: Pitagora, Talesi, Platoni, Eudoksi, Euklidi, Arkimedi etj. Grekët e vjetër matematikën e kuptonin në sensin e gjeometrisë dhe të parët ishin ata që të vërtetat matematikore të cilat ato i quanin teorema
i vërtetonin. Njohuritë matematikore të grekëve të vjetër më vonë i
përvetësuan dhe i pasuruan arabët të cilët quhen edhe themelues të
algjebrës. Përkthimet arabe të veprave të matematikanëve grekë në
mesjetë depërtuan në Evropë.
Pastaj shtytjen dhe zhvillimin e matematikës e morën në dorë Evropianët. Në këtë periudhë mund të përmendim Vietin, Cardanon, Fibonaccin etj. Më vonë dolën në skenë Rene Descartes, Pascali, Leibnitzi, Bernoulli, Gaussi, Euleri etj. Në fund të shekullit XIX David Hilberti një matematikan i shkëlqyer gjerman në kongresin ndërkombëtar të matematikanëve të mbajtur në Paris
në vitin 1900 propozoi dhe i formuloi njëzetetre (23) probleme
matematikore të cilat shekulli XIX ia le në trashëgimi shekullit XX.
Shumë prej këtyre problemeve i preokupuan matematikanët nga gjithë bota
një kohë të gjatë dhe shumica e tyre u zgjidhën pas një pune të
palodhshme ku participuan një numër i madh matematikanësh nga gjithë
bota.
Matematika në ditët e sotme përjeton një zhvillim marramendës dhe
është e shpërndarë në shumë degë të specializuara të cilat janë mjaft
abstrakte. Sot është e pamundur të gjendët një autoritet si Hilberti i
cili të ketë një pasqyrë të përgjithshme për të gjithë degët e
matematikës. Poashtu nuk u gjet një matematikan i cili në fund të
shekullit XX të propozonte probleme për shekullin XXI. Kjo është e
kuptueshme sepse matematika si edhe të gjitha shkencat tjera kanë
përjetuar një zhvillim të paparë. Por një analogji e përafërt me
Hilbertin Clay Mathematical Institute, në fund të Stampa:Shek-, ofron një çmim prej 1 million Dollar
atij i cili jep një zgjidhje të pranueshme njërit prej 7 problèmeve të
shekullit XX. Deri më sot zyrtarisht nuk është ndarë asnjë çmim.
Problemi i vetëm i zgjidhur është hipoteza Poincaré të cilën e zgjodhi Grigori Perelman por ky i fundit e refuzoi atë.Gjashtë problemet tjera janë të hapura.[citim i duhur]

Matematika në interaksion me shkencat tjera e ndihmon zhvillimin e tyre
por në të njëjtën kohë ajo edhe vetë pasurohet. Sot matematika ka
depërtuar edhe në ato degë të shkencës në të cilat deri para pak kohe
as që ishte e imagjinueshme. Matematika në përgjithësi e mban
karakterin e njerëzve të cilët e zhvillojnë atë. Është i gabueshëm
mendimi i njerëzve për të cilët matematika është e pakuptueshme se në
matematikë nuk ka konteste dhe ç'do gjë është e qartë. Ndërmjet
matematikanëve ka pikëpamje të ndryshme për matematikën. Fatmirësisht
kjo nuk do të thotë se matematika nuk ka perspektiva të ndritshme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Matematika
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Matematika

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Albania :: Shkencat Natyrore dhe Matematika :: Matematik-
Kërce tek: