Astronomi, që nga
etimologjia do të thotë "
ligji i yjeve", (
Greq.): άστρο, +
νόμος) është një
shkencë që përfshin
vrojtimin dhe shpjegimin e
dukurive që ndodhin jashtë
Tokës dhe
atmosferës. Ajo studion prejardhjen, zhvillimin, vetitë fizike dhe kimike të të gjitha trupave që mund të vrojtohen në qiell (jashtë
Tokësorë),
së bashku me të gjitha proçeset (ecurite) në të cilat ato përfshihen.
Me ndryshimin e kohërave kanë ndryshuar dhe degët e saj të studimit.
Gjatë një pjese të mirë të shekullit XX, astronomia ishte menduar të
ndahej në
astrometri,
mekanikë qiellore dhe
astrofizikë. Nga të treja, astrofizika, është dega më e njohur pasi në shumë
universitete përfshihet në degë kërkimi dhe zhvillimi.
Astronomi Lunare:Pjesa e Hënës që nuk shihet. Eshtë fotografuar nga misioni
Apollo 11 që u soll rreth
Hënës në
1969.
Astronomia është ndër të paktat shkenca ku amatorët luajnë ende një
rol, sidomos në zbulimin dhe vëzhqimin e dukurive qiellore. Astronomia
nuk duhet ngatërruar me
astrologjinë, apo
pseudoshkencattë cilat përpiqen të zbulojnë fatin e njerëzve duke vrojtuar lëvizjen e
trupave qiellore. Megjithëse të dyja bazohen tek të njëjtat parime
(vrojtimi i qiellit), ato janë të ndryshme: astronomia bazohet në
studimin sipas metodave shkencore, ndërsa
astrologjia nuk ka baza në metoda të tilla.