Qeliza është njësia thelbsore, funksionale strukturale e të
gjitha organizmave të gjalla, bartëse e jetës, sepse në të zhvillohen
të gjitha proceset
jetësore (funksionet).
Qeliza është trupthi i cili është i mbështjellur me mbështjellës
qelizor. Ajo është e mbushur me lëngun e dendur qelizor – citoplazmëm.
Në të janë të vendosura pjeset e imëta qelizore – organelet, të cilat
kryejnë funksione të ndryshme jetësore.
Qelizat sipas formës janë të ndryshme. Qelizat shtazore mund të kenë
formë të drejtkëndëshit, pllakore dhe cilindrike (qelizat epiteliale),
zgjatore (q. Muskulore), yjore (q. Eshtrore), të degëzuara (q. Nervore)
etj.
Qelizat shtazore janë më të vogla se sa ato bimore. Të mëdhatë janë
disa qeliza speciale, siç janë vezet e shpendëve. Ndër to vigan i
vërtëtë është veza e
struthit, e cila është e madhe sa 36 vezë të pulës.
Llojet e qelizaveQelizat ndahen në:
Qeliza është njësia baze ndertimore dhe funksionale e organizmit.
Organizmat e gjallë ndërtohen (trupi i njeriut rreth 100 trilion) nga
disa llojë qelizash të cilat biologët dhe kimistët i klasifikojne në
disa grupe:
- Qelizat dhjamore janë si fluska shumë të vogla ku secila mban një rruazë të vetme të vyer si rezerve energjie.
- Qelizat e gjakut
përbëjnë thuaj se gjysmën e qelizave të trupit të njeriut. Qelizat e
kuqe të gjakut shpërndajnë oksigjenin në organizëm. Organizmi i njeriut
prodhon në çdo sekondë rreth 2 milion qeliza të reja.
- Qelizat nervore
janë telat e trupit, d.m.th nëpërmjet tyre bëhet shpërndarja e
sinjaleve elektrike me një shpejtësi prej qindra kilometrave në orë. Truri i njeriut ka rreth 100 milliardë qeliza nervore.
- Qelizat kockore.
Edhe pse në shikim të parë kocka duket e vdekur dhe është e fortë si
shkëmbi ajo ndërtohet nga qëliza të gjalla. Qelizat e rrethojnë veten
me minerale në mënyrë që ta bëjnë kockën të fortë.
Po ashtu janë edhe disa grupe tjera më të vogla si p.sh.:
Qelizat e syrit të cilat në pjesëne syrit të njeriut kapin dritën me të cilen i mundësojnë atij që të shohin;
Qelizat gjëndërore përbëjn
mukusin e hollë në hundë dhe zorrët;
Qelizat e spermës, kur një qelizë sperme e burrit bashkohet me një qelizë vezë të femrës, ato formonjnë një jetë (organizem) të ri.;
Qeizat e lëkurës, në sipërfaqe mbronë pjesët delkate të organizmit nga ngacmimet e jashtme;
Qelizat e bardha të gjakut janë si një lloj ushtartrie lëvizëshe dhe i gjuajnë mikrobet.
Si qelizat e para padyshim merren qelizat prokariote- greq.
pro-para, kayro-berthame , te cilat kanë një ndërtim relativisht mjaft
të thjeshtë. Ato nuk kanë bërthamë të diferencuar dhe të vetmen bazë
qëkanë atë
ADN nuk është e diferencuar pra nuk ka membranë. Qelizat që kanë formë, funksion dhe ndërtim të njejtë e përbëjnë një
ind.
VetitëÇdo qelizë ka veti të ndryshme, disa nga këto veti janë:
- Riprodhimi - me anë të ndarjes binare, mitozës ose mejozës- Metabolizmi -- Reagimi ndaj ngacmimeve të jashtme, si ndryshimi i tempëraturës apo
pH-së.