w1ll1am$ S.MODERATOR
Numri i postimeve : 908 Age : 35 Qyteti : kaqanik Registration date : 14/01/2009
| Titulli: Tuberkulozi Thu Feb 12, 2009 2:55 pm | |
| Tuberkulozi është një sëmundje ngjitëse shkaktar i së cilës është bacili i tuberkulozit, i cili nëpërmjet rrugëve të frymëmarrjes arrin në organizëm. Tabela e përmbajtjeve
[fshih]
|
// Tuberkulozi parësor
- Prek lobet e poshtme sepse bacilet e tuberkulozit depozitohen atje gjatë marrjes frymë.
- Zakonisht është josimptomatik.
- Në grafi të gjoksit shihet nodula e kalcifikuar në vendin e infeksionit parësor dhe nyjet limfatike hilare të kalcifikuara (kompleksi Ghon).
Tuberkulozi dytësor
- Prek lobet e sipërme sepse atje ka më shumë oksigjen; bacileve të tuberkulozit u pëlqen oksigjeni.
- Shenjat/simptomat: ethe me temperaturë jo të lartë, djersë gjatë natës, humbje peshe, kollë, hemoptizi.
- Faktorët rrezikues: HIV, të qenit i pastrehë, kequshqyerja.
[redakto] Tuberkulozi miliar
- Përhapje e bacileve të tuberkulozit nëpërmjet gjakut; preket shpesh mëlçia, shpretka, kockat, veshkat, perikardi, meningjet.
- Zakonisht shihet në pacientët me mungesa imune.
- Sindromat klasike:
- a. Sëmundja Pott: tuberkuloz i vertebrave; shkakton frakturë kompresive (shtypje) të një ose disa vertebrave.
- b. Scrofula: limfadenopati cervikale e theksuar e shkaktuar nga bacili i tuberkulozit.
- c. Bacili i tuberkulozit shkakton edhe gastroenterit dhe kolit me diare të theksuar.
Diagnoza
- Prova Mantoux (PPD) konsiderohet pozitive nëse:
- a. Në vendin e injektimit, pas 48 orësh gunga është mbi 15 mm.
- b. Në njerëzit që janë në rrezik infektimi nga TB (te ky grup
përfshihen edhe mjekët dhe studentët e mjekësisë), gunga është mbi 10 mm.
- c. Në njerëzit që janë të infektuar nga virusi HIV ose në ata që kanë kontakt me të sëmurët me tuberkuloz, gunga është mbi 5 mm.
Prova Mantoux negative nuk e përjashton mundësinë e tuberkulozit: a. Pacienti mund të jetë anergjik (gjë jo e rrallë në pacientët me SIDA-AIDS); injeksioni i njëkohshëm i një kontrolli ndihmon për zbulimin e anergjisë. b. Edhe nqs pacienti nuk është anergjik, në 50% të rasteve të TB të diseminuar, në momentin e paraqitjes te mjeku prova Mantoux mund të jetë negative (dhe bëhet pozitive më pas). Grafia e gjoksit: a. Mund të shihet kompleksi Ghon. b. Mund të shihen kavitete e nodula, sidomos në apeks të mushkërisë. Kultura e sputumit: a. Merren 3 kampionë sputumi, në 3 ditë të njëpasnjëshme, në mëngjes. b. Analiza mikroskopike (ngjyrosje me metodën Ziehl-Nielsen) mund ta vendosë diagnozën shpejt e shpejt, por ka sensitivitet të ulët. c. Kultura ka sensitivitet më të lartë, por do 6-8 javë. d. Materiali gjenetik i bacilit mund të zbulohet shpejt me PCR dhe me sonda ADN-je (DNA probe). Biopsia e mëlçisë bëhet nëse dyshohet TB miliar. Trajtimi
- Profilaksia:
- a. Në USA rekomandohet që t'i bëhet profilaksi me izoniazid për 1
vit të gjithë atyre që bëhen Mantoux pozitivë nën moshën 35 vjeç.
- b. Izoniazidi është hepatotoksik; mbi 35 vjeç i jepet izoniazid
vetëm atyre që janë në shumë rrezik infektimi (atyre që kanë HIV, mangësi imune, kontakt të afërt me të sëmurët me TB).
Tuberkulozi aktiv. a. Përdoret kombinim barnash:(i) rifampin; (ii) isoniazid; (iii) pyrazinamide; (iv) ethambutol; (v) streptomycin. b. Rifampina, izoniazidi, dhe pirazinamidi janë që të treja barna hepatotoksike. c. Izoniazidi shkakton neuropati; ethambutoli shkakton neurit optik; streptomicina si gjithë aminoglukozidet shkakton ototoksicitet dhe dëmtim të veshkave.
| |
|