w1ll1am$ S.MODERATOR
Numri i postimeve : 908 Age : 35 Qyteti : kaqanik Registration date : 14/01/2009
| Titulli: A e dini se: Mjekësi Thu Feb 12, 2009 2:51 pm | |
|
- Nervi i syrit
Nervi pamor i syrit përbëhet prej 500 mijë fijesh të cilat nëse renditen njëra pas tjetrës do të arrijnë gjatësinë 60 kilometra.
- ADN
ADN ka një madhësi prej 1 të mijtat e milimetrit, përbehet prej rreth 200 miliard atomesh dhe përmban 1 milion faqe njohuri.
- Vaksina
Lui Paster (1822-1897) shkenctar francez zbuloi vaksinen kunder terbimit dhe semundjeve te tjera ngjitese, me profesion nuk ka qene mjek, por kimist dhe fizikant.
- Gjenetikë
Ekzistojne rreth 6000 semundje gjenetike dhe nga këto vetëm për një pjesë shumë e vogël është e sherueshme aktualisht. Shpresohet qe me deshifrimin e materialit gjenetik të arrihet te kuptohen me mirë sëmundjet,mekanizmat e tyre dhe mundesisht ndonjë kurim i mundshem.
- Farmacisti
Shteti me numrin më të madh të farmacistëve është Kina, e cila në vitin 1995 kishte të regjistruar 418000 të tillë. Që prej 20000 vitesh kinezët kurohen me mjekimet tradicionale të përgatitura nga farmacistët.
- Epidemia
"Murtaja e zezë" në Evropë dhe Azi më 1347-51 shkaktoi rreth 75 milion të vdekur, gripi më 1918-20 në gjithë botën shkaktoi mbi 21 milion të vdekur.
- Rritja
Flokët dhe thonjtë vazhdojnë të rriten edhe mbasi njeriu ka vdekur.
- Truri
20% e energjisë së trupit përdoret nga truri.
- Zorrët e trupit
Përgjatë 75 vjetësh jetë kalon më tepër se 30 ton ushqim dhe 50 000 litra lëng nëpër zorrë.
| |
|